'Do vijmë natën befas', mediat greke: Erdogan po bën deklarata provokuese për Greqinë! Dendias: I refuzojmë ngacmuesit neo-otomanë

'Do vijmë natën befas', mediat greke: Erdogan po bën deklarata provokuese për Greqinë! Dendias: I refuzojmë ngacmuesit neo-otomanë

Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ndodhej për vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, nga ku bëri deklarata për Greqinë. Gjatë një konference të përbahskët për shtyp bëri disa deklarata duke dhënë edhe një mesazh se do të bëjnë atë që është e nevojshme nëse sipas tij, vijojnë kërcënimet e  paligjshme të Greqisë.

“Ata kanë ishuj, kanë baza në ishuj por nëse kërcënimet e tyre të paligjshme do të vazhdojnë, durimi ynë do të soset. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Në momentin e duhur, do të vijmë natën befas”, tha Erdogan.

Sipas mediave greke, bëri deklarata provokuese ndërsa shtoi se “bllokimi i avionit turk nga radarët grek nuk është ogur i mirë”. Për shprehjen se mund të vijnë befas një natë, Erdogan është frymëzuar nga teksti i një kënge të vitit 1974 që i referohet pushtimit turk të Qipros.

Presidenti turk shtoi se "Greqia po merr masat e saj", ndoshta duke iu referuar lëvizjeve të fundit në fushën e armatimit nga forcat e armatosura greke.

Përgjigja e Dendias

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias nuk vonoi t’i përgjigjej Erdogan duke thënë se Greqia është përballur me kërcënime shumë më serioze në historinë e saj, ndërsa shtoi se "i refuzojnë plotësisht ngacmuesit neo-otomanë". "Më lejoni t'ju kujtoj se përballë nesh është flota më e madhe amfibe në Evropë si dhe një ushtri e plotë", tha ministri i Jashtëm grek dhe shtoi se Turqia kërcënon Greqinë.

Reagimi i Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, tha se ka provokim dhe kërcënime nga Turqia ndaj sovranitetit grek. Sipas tij, shteti fqinj po shkakton tension, duke cenuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ai theksoi se Greqia është një shtyllë e stabilitetit në rajonin e gjerë dhe ritheksoi nevojën për dialog të bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën e Detit, dhe fqinjësinë e mirë.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por zbulimet e fundit të gazit natyror dhe planet e shpimit nëpër Mesdheun Lindor kanë përkeqësuar tensionet. Turqia thotë se ka të drejtë të vazhdojë me planet e saj. Greqia ka rreth 6.000 ishuj në Detet Egje dhe Jon, më shumë se 200 prej tyre janë të banuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas