Do vrisnin Xhevdet Plakun, SPAK kërkon rreth 30 vite burg për 4 anëtarët e grupit kriminal! 7.6 vite për porositësin ‘Kep Arapi’, 7.4 vite për ish-shefin e krimeve Gjoni

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 4 anëtarët e grupit kriminal që kishin planifikuar vrasjen e Xhevdet Plakut më 17 shtator 2019. Në total, SPAK ka kërkuar 29 vite e 6 muaj burg për 4 anëtarët, porositësin Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin,  ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin kërkohet 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, ndërsa me gjykimtë shkurtuar kërkon 4.8 vite burg.

Të katërt akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.

Sipas SPAK, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si i forti i Sukthit. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, Sali Rapi, në vitin 2010 në Itali. Kjo vrasje u dyshua se u krye nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, por Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s më datë 04.04.2014.

Por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Rexhep Rapi ishte i vendosur të hakmerrej dhe kishte planifikuar edhe 3 herë atentat ndaj Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Pasi i dështuan 3 herë atentatet, konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, Rexhep Rapi krijoi një grup që do ta ndihmonin për ta ‘hequr qafe’ përfundimisht Xhevdet Palkun. Por edhe plani i katërt për eliminimin dështoi pasi ish-polici Dejvi Gjermeni hoqi dorë nga vrasja në momentin e fundit.

Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda. Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t'i zënë pritë objektivit. 

Por, vrasja nuk ndodhi pasi ish-polici Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes “Whatsapp”, mund të zbulohej më vonë. Kështu, ai i ka thënë Algert dhe Rexhep Rapit të largohen sepse Xhevdet Plaku nuk ishte më në rajon pasi ishte liruar. Kjo ka bërë që të dy të largohen nga aty dhe plani të dështojë. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 10/09/2024 13:17

    E ndriti Spaku me keto denime leshi. Po mire vrasesit Arapi, po si mund te denohet me 5 vite nje oficer i larte policie qe nxjerr njerezit ne prite??? Me siguri prokuror do jete Kondili qe i ka bere favor nipit te Gjin Gjonit. Turp

    Përgjigju
  • Keno: 10/09/2024 11:13

    7 vite per tentative vrasje?? E paskeni demtuar rend fashizmin.

    Përgjigju
  • nela: 10/09/2024 10:50

    TURP! ME MIRE LERINI TE LIRE!

    Përgjigju
  • Goshe: 10/09/2024 10:26

    E ka thënë mirë ai plaku. Skapi i Partisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli