Në kërkim pasi tentoi të vriste një të dënuar për drogë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Në kërkim pasi tentoi të vriste një të dënuar për drogë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Arrestimi

ELBASAN- Briken Rusta, 23-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan, pasi kishte tentuar të vriste një të dënuar për drogë, ka rënë në prangat e policisë. Arratia e Rustës ka zgjatuar vetëm 4 ditë, ndërsa mësohet se ka rënë në prangat e uniformave blu.

Ngjarja u regjistruar më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin. Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe ka në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.

Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë. Gjithashtu është vënë në pranga edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç, i cili dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin