Punimet për ndërtimin e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila do zhvillojë akoma më shumë turizmin veror, vijojnë me ritme. Përfundimi i tyre dhe përurimi i saj pritet të përfundojë verën e ardhshme. 

Rruga zhvillon kryesisht turizmin në zonat bregdetare të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, me këtë të fundit veçanërisht.

“Një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër që pritet të përfundojë këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në facebook.