TIRANE- Aleanca "Stop Devijimit të Lumenjve" deklaron se konferenca e përbashkët për shtyp e 5 ministrave, të qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ishte një përpjekje kaotike për të manipuluar opinonin mbi devijimin e lumit të Radikës dhe Vjosës.
“I bëjme thirrje qeverisë që të mos lejojë as devijimin e Vjosës dhe as të Radikës."- tha Agim Doçi para medias duke shtuar se Aleanca diponon projektin e devijimit të Vjosës drejt Janines, i cili është firmosur nga ministri grek me 27 korrik me 2013.
Vetëm një ditë pas deklaratës së 5 ministrave shqiptarë dhe maqedonas, të cilët qetësuan opinionin publik se devijimi i lumit Radika është vetëm një projekt ide, ka reaguar Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve.
Ata kanë vënë theksin tek fakti që Banka Botërore ka ndryshuar mendim për këtë projekt, dhe hedhin dyshime se tashmë ka nisur puna për zbatimin e këtij projekti.
Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së nesërme t’i bashkohen protestës kundër devijimit të Radikës.
Projekti i propozuar nga Banka Botërore dhe e publikuar në web-in zyrtar të saj parashikon që hidrocentrali që do të ndërtohet në fushën e Lukovës nga devijimi i një pjese të ujërave të Radikës do të ketë një kapacitet ujëmbledhës prej 39 milionë metër kub ujë.
Diga do të jetë 70 metra e lartë si dhe ujërat do të transportohen nëpërmjet një kanali tubacionesh prej 20 km të gjatë nga Korabi deri në fushën e Lukovës. Projekti i Bankës Botërore, parashikon që kostoja e tij të jetë 83 milionë dollarë.
Të pranishëm në aktivitet ishin dhe deputeti i PD-së Ridvan Bode, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe Gjergji Papa.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com