Doda: 21 Shtatorin ta shpallim festë
kombëtare, të përkujtojmë martirët

Doda: 21 Shtatorin ta shpallim festë<br />kombëtare, të përkujtojmë martirët
TIRANE - Një ditë pas largimit të Papa Françeskut nga Tirana, deputetja e PD-së Mesila Doda thotë se do të kërkojë nga Parlamenti që 21 shtatorin ta shpallin si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se kjo le të jetë një ditë ku të përkujtohen martirët e besimit të diktaturës komuniste.
 
“Nisur nga mesazhet, debatet dhe propozimet e bëra nga miqtë e mi gjatë këtyre ditëve, kam mendur të institucionalizoj sugjerimet që kam marrë në një inisiative të rë parlamentare. I propozoj gjithë kolegëve të mi të Parlamentit që të bashkohemi në inisiativen që të shpallim 21 shtatorin, ditën historike të vizitës se Papa Franceskut, si feste kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit. Le të jetë një ditë ku të bashkohemi me lutje për të përkujtuar martirët e besimit të diktaturës dhe t’i nderojmë se bashku pa vanitet, pa kotësira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike. Le të jetë një ditë ku të reflektojmë për të shkuarën dhe të ardhmen”, shkruan deputetja e PD-së në rrjetin social Facebook.



mesila doda





































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion