TIRANË- Deputetja demokrate Mesila Doda ka hedhur akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha se po mënjanon mbështetësit e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, duke afruar në radhët e partisë miq të tij.
Deklarata është bërë gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku Doda shprehet se PD mund të funksionojë vetëm me vizionin e Olldashit, të cilin e cilësoi si shtyllën kurrizore të demokratëve. Doda ka kundërshtuar qëndrimin e Bashës edhe për reformën territoriale, duke e cilësuar si jetike pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjithashtu u shpreh se komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Stefan Fyle ka qenë i padrejtë për çështjet e Shqipërisë. Doda tha se “komisioneri Fyle nuk duhet që të sillet agresivisht, të ngrejë zërin në Shqipëri”. Duke u ndalur tek kushtet që iu vendosën vendit në kuadër të integrimit europian, deputetja e PD-së tha se “Fyle ka qenë thellësisht i padrejtë me Shqipërinë. Vendit tonë iu vendosën kushte pas kushtesh nga BE”.
Ndërkaq, deputetja demokrate, kryetare e Aleancës së Grave në Parlamente thotë se duhet të rritet numri i grave në politike. Mesila tregon edhe qëllimin e mbledhjes së Kuvendit me gjithë gratë deputete të trevave shqiptare.
Në fundjavë ju si kryetarë e Aleancës së Grave në Parlament mblodhët në Kuvend deputetet e të gjitha trevave. Cila është risia që prodhoi ky aktivitet?
Gjithë qëllimi ynë ishte që të njiheshim me njëri-tjetrin, dhe të krijonim një stereotip ndryshe. Pra, mos të jetë thjesht qëllimi i festës, siç ka ndodhur në këto vite, por të kthehet vëmendja tek shtresat më të vuajtura, dhe të tregohet vëmendje për gratë që përballen me problematika të mëdha. Probleme të tilla ka në arsim, në përfshirje në jetën sociale, po kështu, nuk përjashtohen rastet e dhunës. Gratë në Shqipëri kanë patur problem të madh në prezencën e tyre në politikë, kuota nuk është ndjekur nga partitë politike. Një rast i tillë ka qenë lënia e mandatit të deputetit nga disa deputete. Padyshim që vlerësoj punën e grave në disa komisione parlamentare në vend.
Pse këmbëngulni te lënia e mandateve të dy deputeteve dhe nuk vlerësoni faktin se në qeverinë e sotme kemi disa gra ministre?
Kjo është një arritje e madhe, dhe e vlerësoj. Një prani e shtuar e zonjave ministre është një vlerë e shtuar. Kjo është për t’u përgëzuar në këtë këndvështrim.
A duhet të kishim një kriter tjetër, dhe jo atë gjinor. Pra të bëhet kush e meriton dhe jo për shkak të kuotave, të diskriminimit pozitiv?
S’besoj se është bërë për shkak të kriterit të gjinisë, por për shkak të aftësive që ato kanë. Mbase duhet të ishte bërë edhe gjatë qeverisjes së PD-së. E njëjta problematikë është edhe në vende të tjera europiane. Po kështu edhe senatoret amerikane janë shumë pak.Gruaja në pozicionet drejtuese ndoshta duket shumë herë irritante, apo e papranueshme, apo shumë herë më e fuqishme sesa burri, por ne jemi gjysma e popullsisë, dhe duhet të kemi një kuotë të tillë përfaqësimi. Përderisa Zoti na ka krijuar të jemi gjysma e kësaj bote, edhe ne duhet të përfaqësohemi ashtu si e meritojmë.
Gratë duhet të jenë të gatshme për t’u përfaqësuar në politikë, dhe të jenë të afta të përballen me sfida. Është e vështirë të mbetesh vetja kur je në politikë. Dhe për gratë nuk është e thjeshtë të merren me politikë. Zgjedhja e bërë nga një grua për të qenë në familje apo politikë, duhet të jetë e saj, dhe jo e imponuar nga të tjerët.
Dy kryetarët e PD-së, ai që u largua dhe ai që është kreu aktual, kur u kthyen nga Dublini thanë se statusi i vendit kandidat në Shqipëri është i rrezikuar. Nga i keni këto sinjale pasi nuk pati deklaratë zyrtare?
Për këtë duhet pyetur zoti Berisha dhe zoti Basha. Por nga të gjitha sinjalet që janë përcjellë tregojnë se qeverisja ka nisur mbrapsht. Erdhi në qeveri në emër të progresit. Thanë që do vendosim sigurinë, rendin, do të marrim nën kontroll territorin, por tejkaloi ligjin.
Ne kemi një shtet ligjor dhe për të përcaktuar nëse një objekt është ndërtuar pa leje duhet të ndiqen të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor. Shumë nga lejet për ndërtime që ka dhënë zoti Rama kur ka qenë në bashki janë të papranueshme, dhe jashtë çdo plani urbanistik. Por ne nuk i kemi shembur. Unë shoh që ka nisur kryqëzata që ditën e parë që ka filluar. Po heq drejtorët e policisë, po heq informatorët. Besoj se të gjithë kolegët tanë dhe aq sa kemi pasur mundësi, kemi treguar se çfarë lëvizjesh kemi bërë dhe se ku i kemi bërë. Psh: Ne kemi gjetur një drejtor policie që ka qëndruar në detyrë edhe 2 vite e gjysmë. Në polici u bë një rrokadë shumë e shëmtuar. Sot Shqipëria duket si një fushë e mbjellë me tritol, dhe njerëzit duke ecur me makinë shpërthejnë si trëndafila rrugës. Nuk e them si opozitare. Ne si PD kemi pasur fajet tona, dhe unë vetë kam kërkuar falje, çdo shqiptari që u ndje i mërzitur me no, por kjo që po ndodh sot nuk është aspak normale për një vend që aspiron të hyjë në BE. Me një vendim qeverie t'i mer përsipër të zhbësh një ligj i cili u miratua me shumicë të cilësuar.
Administrata ka qenë e mbushur me militantë. Pse duhet të gëzojnë statusin e nëpunësit civil?
Janë disa njerëz për të cilët administrata jo vetëm që ka nevojë, por ka investuar përgjatë gjithë kohës, edhe nga ndërkombëtarët. Pasi janë bërë trajnime. Ajo pse ne si opozitë po ngremë zërin është diçka që po konsumohet çdo ditë në sytë tanë. Ajo që po ndodh është tronditëse. Mos më thoni që çështja e tritolit nuk është diçka që nuk duhej dominuar. Informatorët nuk kanë funksionuar në ato baza. Kanë ndodhur episode edhe në kohën tonë. Dhe ne kemi pasur probleme edhe në institucionet e rendit.
Partitë tona nuk mund të funksionojnë si zyra pune më. Ne kishim problemet tona, gjynahet tone, faturën tonë, por nuk kjo që po ndodh është e papranueshme. Nuk kishte ndodhur të dilte ambasada amerikane dhe t’u thonte shtetasve të saj “kujdes ku parkoni”.
Sot vendet e rajonit janë në rrugën e integrimit, dhe me negociata të hapura. Ky është gabimi i klasës politike. Në qoftë se këtu ka pasur parregullsi, atëherë duhej t’i drejtoheshin institucioneve përkatëse.
Ajo që ndodh në parlament për 24 orë, duke shkarkuar një person e duke emëruar një tjetër, duke thënë se kriteret që kishim vënë atëherë nuk qëndrojnë, kjo është qesharake. Tendenca e fituesit nuk ka arsye pse të jetë kryqëzatë. Në emailin tim kam mbi 200 emaile nga gra e burra që sot i kanë hequr nga puna dhe nuk i kanë dhënë asnjë arsye të qënësishme për largimin e tyre.
Çfarë do të thoni për akuzat e Berishës ndaj Fyles, i cili e konsideroi anti-shqiptar?
Nëse do të gjykoja si politikane, unë e kam bërë të ditur marrëdhënien me të shumë kohë përpara, pavarësisht se nuk më është dhënë rasti ndonjëherë ta takoj nga afër. Unë mendoj se komisionari Fyle ka qenë thellësisht i padrejtë me Shqipërisë. E ka bërë këtë se ka qenë çështje partiake, apo një antishqiptarizëm, nuk di ta them. Por, di që i janë vendosur kushte mbas kushtesh Shqipërisë, në mënyrë krejt të panevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Po tregoj një rast. Në një takim, midis të tjerave takoj një person, një serbe nga Bosnja që më tha me “ne menduam që çështja e statusit për ju do të jetë çështje muajsh, por jo.
Unë me bindje them që komisioneri ka qenë thellësisht i padrejtë dhe ai duhet ta kuptojë se kur vjen në një vend nuk mund të ngrejë zërin si atë ditë në konferencë me kryeministrin. Kush i thoshte prit se edhe unë kam për të thënë diçka.
Unë besoj ashtu si kryeministri. Europën duhet ta gjejmë këtu mes nesh. Duhet të shikojmë zhvillimin e vendit. Edhe një gjë. Unë mendoj se Europë pa Ballkanin nuk ka, dhe as Ballkan pa Shqipërinë nuk ka. Shqipërinë e ka lënë pa status me kast, në mënyrë të qëllimshme, duke vënë kusht pas kushti gjatë gjithë kohës duke përmendur përherë konfliktet politike. Në të gjithë botën ka opozita dhe mazhoranca kanë konflikte dhe kjo nuk duhet të jetë absolutisht pengesë. Edhe Opozita në Serbi ka qenë në rrugë duke protestuar dhe nuk e morën si arsye. Fyle ka sforcuar në mënyrë të parregullt dhe të padrejtë marrjen e statusit duke i vënë kusht pas kushti Shqipërinë.
Rama fajëson forcat ekstremiste në disa vende të BE që pengojnë marrjen e statusit, Ju e besoni këtë?
Rama duhet të jetë i sinqertë me veten. Ai duhet të fajësojë veten me qëndrimet e tij anti-ligjore, në ato 4 vite që tërhoqi zvarrë procesin. Ishin 3 ligje të bekuara që ne duhet të votoheshin dhe ai nuk e bëri këtë gjë.
Mos po bëni edhe ju këtë gjë. Kreu i PD-së zoti Basha tha se do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin?
Çdo ligj që kërkon Bashkimi Europian për integrimin opozita do t’i hapë dritën jeshile. Por në momentin që t'i shikon që me procedura të kalohen të gjitha hallkat që duhet të ishin respektuar të paktën për ti dhënë fuqi shtetit ligjor. Të kishe ardhur me mentalitet krejt tjetër, por je akoma me mentalitetin e pushtimit.
Basha në mbledhjen e grupit të PD-së sot tha se do të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Çfarë do të thotë kjo?
Nuk kemi thënë që do të braktisim parlamentin apo do të votojmë kundër ligjeve të komisionit, por gjërat duhet të fillojnë të funksionojnë. Kemi thënë se parlamenti duhet të ketë funksion normal. Nëse mazhoranca e shtrin dorën opozita e merr atë.
Ju jeni ftuar që të merrni pjesë në reformën administrative?
Reforma administrative duhet të bëhet vetëm me konsensus in e dy palëve.Ne kemi nevojë për veton, dhe ne duhet të marrim pjesë me patjetër në këtë reformë.
Ju mendoni se është vendim i gabuar i PD-së që të mos marrë pjesë?
Unë mendoj se ajo është jetike për vendin. Ne do të duhet të marrim pjesë. Do të duhet të shikojmë hapat si duhet të marrim pjesë, por është jetike që PD të marrë pjesë.
Çfarë po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike? Po kryen zgjedhjet e reja, sepse keni zgjedhur vetëm kryetarin dhe grupin parlamentar, nuk ka asnjë institucion tjetër?
Në këto moment, le të themi se pararoja politike, grupi parlamentar po merret me luftën politike dhe personat e tjerë të deleguar janë duke u marrë me rinovimin apo me regjistrimin e bazës së partisë, ku është kërkuar që të bëhet dhe një lloj regjistrimi i ri.
Unë nuk kam informacione në grup parlamentar sesi po funksionin në të gjitha rrethet. Në disa janë zgjedhur. Mendoj se duhej të ishte respektuar më mirë statuti i partisë, pasi nuk u thirr kryesia, sekretariatet që kanë ekzistuar..
Ne kemi nevojë për ligjshmëri që bazohet tek statuti i partisë. Nuk mund të vazhdojë me kështu. Partia Demokratike, asnjë parti nuk ka nevojë për një lider të fortë, por ka nevojë për një debat të hapur. Ajo ka nevojë për garant dhe ai është ligji i partisë, statuti.
Ne kemi pasur një tronditje, por kjo nuk do të thotë se duhet të çbëjmë ligjet e partisë por duhet t'i respektojmë. Do të duhet të mbledhim kryesinë, nuk mund të themi që nuk ekziston.
Ne kemi nevojë të flasim me njëri tjetrin. Une e kam Lulzim Bashën kryetar. E njoh Bashën për kryetar partie dhe kërkoj që ai të jetë bashkë me ne për të ngritur Partinë Demokratike. Nuk kemi nevojë ne për prerjen e fortë. Ne kemi nevojë për një person që mori votat e njerëzve dhe që arrin të na koordinojë ne të gjithëve.
I zoti i shtëpisë, ai që u votua i mban të gjithë njerëzit e shtëpusë brenda sofrës dhe i thotë hajde flasim të vendosim kush është më e mira. Nuk ka kuptim të thotë hajt se po bëj një institucion tjetër, hajt të thërras edhe këta dy shokë që i kam, hajde të thëras edhe tre të tjerë. Nuk ka për të funksionuar. Partia politike ekziston mbi bazën e një bërthame politike të fortë, mbi bazën e shtyllës kurrizore të fortë. Mbi bazën e disa njerëzve që kanë bërë historinë në këtë vend.
Janë disa ish-deputetë që kanë eksperiencë të jashtëzakonshme. Si Jemin Gjana. Sot ai ende është i pafutur në organizimin e PD. Do kishte bërë një organizim model të PD-së për eksperiencën që ka. Nuk kam asgjë personale me Jemin Gjanën. Mund të kishin qenë 10 gra e burra të tjerë që mund të merreshin me këtë punë, por disa njerëz të cilët janë drejtorë, edhe shpesh të përfolur, për, lidhjet që mund të kenë pasur me njerëz jo pozitivë, për një krah apo një tjetër. Këta nuk e çojnë përpara PD-në harroje. As s'e njohin dhe as s'e kanë dashur strukturën. Ne ushtria e nëpunësve na krijoi jo pak probleme gjatë fushatës për çfarë po e sjell akoma.
Si prerja e Jemin Gjanës, Fatos Bejës, Ilir Banos. Futi në lojë sepse vërtet sot s'janë deputetë por janë burime të vlefshme brenda PD dhe e njohin. Fatos Beja ka punuar me organizimin në kohën e 1997. Ka nevojë për rikonceptim dhe jo për klientelizëm.
Pjesë e drejtorëve që mund të jenë përzgjedhur në bazë të klientelizmit nuk mund të ribëjnë dot riorganizimin e PD-së. Unë e kam thënë ushtria e nëpunësve nuk na nderoi në fushatë. Nuk t'i sjell dot drejtori votat, atë ta bën njeriu i partisë. Se ne kemi nevojë t'i kthejmë njerëzve shpresën dhe shpresën nuk e kthen dot duke e trajtuar thjesht si numër.
Partia Demokratike duhet ta ringrejë vetja. Nuk kam sulme me asnjë njëri. Unë dua thjesht të ringrihet PD siç u nis. Por lemë ushtrinë tonë politike jashtë kësaj gjëje. Janë forca njerëzore që është krim që t'i lësh sot jashtë politikës. Janë deputetë, ish deputetë, të kënaqur të pakënaqur do duhet të jemi të gjithë pjesë e sofrës.
E njëjta situatë është edhe brenda grupit parlamentar, ka disa që iu afrohet bashkëpunim e disa jo?
Çdo deputet duhet të punojë politikisht. Problemi është ky, babai i shtëpisë i do të gjithë njësoj. Nuk ka ca punuan për Sokolin, ca nuk punuan për Sokolin. Nuk ka më asnjë kuptim, sidomos pas tragjedisë që ka ndodhur. Duhet të jenë të gjithë palët bashkë për ta forcuar Partinë Demokratike. Kjo duhet të na udhëheqë në muajt e ardhshme. Unë vazhdoj ta kërkoj në çdo daljen time: bashkim, pajtim. Unë nuk kuptoj dot pse sot akoma më vijnë mesazhe dhe më thonë neve nuk na bëjnë anëtarë, sepse ne mbështetëm Sokolin, nuk ka asnjë kuptim. Është idiotësi kjo që po ndodh. Nëse ne edhe sot në opozitë nuk po e kuptojmë që duhet të jemi bashkë.
Ndërhyn Babaramo: Edhe anëtarë të thjeshtë që kanë mbështetur Olldashin, i refuzojnë?
Mund të ketë shqetësime, por sot nuk ia vlen.Zoti Olldashi nuk është më dhe unë nuk dua për asnjë arsye ta zë më në gojë këtë gjë sepse ai meriton respekt nga të krahët e palët.Sot është aty ku është, por Olldashi është shtylla kurrizore e Partisë Demokratike, Njeriu i cili kishte një vizion se ku donte ta çonte dhe e vetmja gjë që duhet të bëjme është çojmë para atë vizion dhe ta çojmë të gjithë bashkë. Të përkrahim ish pronarët, ish të përndjekurit që të hapen dosjet.Kemi disa gjëra që ne duhet t'i respektojmë. Duhet t'i qëndrojmë larg klientelizmit.
Përmendët disa herë babain e shtëpisë duhet të jem i qartë, kush është ky Basha apo Berisha?
Ky është kryetari i PD-së. Shumë njerëz mund të thonë se mund të kesh qenë e parakohshme në atë që ke thënë. Unë prap e them, Basha është kryetari i PD-së, duhet të marrë përgjegjësinë dhe respekton tonë për ta bërë këtë pumë. Zoti Berisha duhet t'i përkasë asaj që ia kam kërkuar që në korrik. Nëse ai do të ishte marrë përtej çështjes së politikës së ditës, PD-së, të merrej me çështjen e kombit ai do kishte bërë një të mirë të fundit kombit. Se ai ka pasur shumë të mira, siç ka pasur dhe gabimet e tij. Por e ka të detyrueshme të krijojë një impakt historiko-shqiptar.
Kush e drejton realisht grupin PD, Basha apo Berisha?
Kryetari i PD-së është Lulzim Basha dhe e drejton Lulzim Basha.
Po vendimet për bojkotime?Dëgjohen zëra se prapa këtyre vendimeve qëndron Berisha?
Këto janë ca gjëra dashkakeqe. Ne nuk kemi nevojë për një Berishë tjetër, ne e kemi aty, me gjenialitetin problemet e veta. Ne kemi nevojë që Basha të japë atë që ai mendon vërtetë. Ne nuk mundet që liderin tonë reformator ta bëjmë konservator. Jo. Ne duhet të lejojmë atë që ai ka menduar duke respektuar shtyllën kurrizore të Partisë. Ndërsa Berisha ka një zë të rëndësishëm, por nuk është vendimmarrës. Me atë që kuptoj unë. Ndoshta unë nuk di më shumë se nuk kam qenë te mbledhja e kryesisë së grupit dhe nuk di të them si funksionojnë mbledhjet e kryesisë së grupit por kam parë që në mbledhjen e grupit PD zakonisht funksionon kjo linjë që ju them unë.Ajo që ndodh prapa kuintave nuk është çështja ime. Marrëdhënien time institucionale do ta ruaj me kryetarin e Partisë. Berisha është lideri historik dhe ta trajtojmë në këtë pikë.
Redaksia Online
(e.sh/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com