Doda: Debati për fotografinë
e Nishanit, krejt periferik

Doda: Debati për fotografinë<br />e Nishanit, krejt periferik
TIRANË - Zëvendësimi i fotos së presidentit të vendit, Bujar Nishani me atë të Ismail Qemalit, vijon ende që të diskutohet nga të djathtët. Deputetja demokrate, Mesila Doda, e ka cilësuar si krejt periferik debatin e fundit mbi fotografinë e Bujar Nishanit. Sipas saj, shqetësimet e ditës duhet të jenë krejt të tjera dhe duhet të kenë lidhje me integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik. “Debati mbi fotografinë është krejt periferik.

Sigurisht, popullaritetit të Ismail Qemalit dhe figurës së tij nuk i afrohet asnjë president, paçka se procedura mbetet gjithmonë për t’u vlerësuar nga juristët. Pyetja e ditës sot është një tjetër: A do e marrim statusin e vendit kandidat? Çfarë duhet të bëjmë që të ecim përpara në rrugën europiane dhe mbi të gjitha, si do bëjmë që të zhvillojmë ekonominë”, shprehet deputetja demokrate në rrejtin social Facebook.

Duket se deputetja Doda ka dhënë dhe komentin më të saktë nga ana e opozitës pas betejës që ajo ka ndërmarrë ditët e fundit për foton e Bujar Nishanit, e cila u zëvendësua nga kryeministri Edi Rama me atë të Ismail Qemalit.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim