Pas ngjarjes së ndodhur disa ditë me parë në Tepelene, ku një grua e ve 26-vjeçare u dhunua nga xhaxhai i burrit të saj të ndjerë, ka reaguar deputetja e PD-së Mesila Doda. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Doda i kërkon KLD-së të veprojë ndaj gjykatësve që e lanë të lirë dhunuesin, i cili u arrestua pas denoncimit.
 
“E patolerueshme....dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi....sot është i domosdoshëm monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Shumë shpesh i kemi parë këto farë gjykatësish që shpërndajnë paturpësisht padrejtësi ditën për diell të fshihen pas petkut të pavarësisë. Bashkohem tërësisht me kërkesën e koleges sime znj. Majlinda Bregu, për monitorim të këtyre vendimeve dhe marrje masash urgjente ndaj atyre individëve që inkriminojnë jo vetëm drejtësinë, por bjerrin shpresën e hallexhinjve tek sistemi. KLD duhet të veprojë, e ka detyrim të veproje urgjentisht ndaj këtyre rasteve”, shkruan Doda.
 
26-vjeçarja nga Tepelena, disa ditë me parë ra pre e dhunës së xhaxhait të burrit të ndjerë të saj. 51-vjeçari më Tafilaj u arrestua nga policia pas denoncimit të së vesë Yllka Tafilaj, por gjykata e la të lirë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.
 
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dy ditë me parë edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili iu drejtua presidentit Bujar Nishani, President, mbroji gratë nga gjyqtarët e tu”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)