Doda në Report Tv: Kemi përcaktuar kohën për protestat! Rama s'pati guxim të flasë për Çamërinë në Greqi

TIRANE-Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv për të diskutuar në lidhje me kërkesat e Greqisë për palën shqiptare në lidhje me minoritetin dhe aktualitetin politik, fajësoi kryeministrin Edi Rama kur tha se nuk pati guxim të ngrejë cështjen e çame në Athinë.

"Diskutohen vetëm cështjet e palës greke, ndërsa të palës shqiptare asnjë hap përpara. Ligji i luftës nuk u hoq kurrë, nga grekët morën varrezat, ligji për toponimet, minoritetet. U tha se është kërkuar vetëm ligji i luftës, se çështjen Çame nuk kishin guxim ta diskutonin. Ne ligjin për minoritetet e kemi miratuar dhe besoj se nuk ka asnjë problem" tha ajo.

Referuar krizës politike, Doda tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa protestat janë në axhendën e opozitës, por nuk dha detaje. "Zgjedhjet e parakohshme Basha i ka kërkuar këtu e një vit më parë dhe kjo nuk është gjë e re. Zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin bërë me kohë, jo më sot. Një nga prioritetet e ambasadores së re të SHBA ishte zgjidhja e krizës politike. Nuk ka njeri që të mos e ketë prioritet, përveç atij.

Strategjia, kemi bërë takime, kemi përcaktuar edhe kohën dhe mënyrën si duhet të fillojnë protestat. Sepse kemi pasur gjithmonë faktin që të fillojmë protestat se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Besoj që është një moment që do të duhet t'u lëmë kohë edhe kanaleve diplomatike që të sjellin atë që duhet sepse pas mbylljes së negociatave gjendja është para syve të gjithë shqiptarëve. Cdo lloj mjeti, janë nja 52 forma të mosbindjes civile".

Por kush është propozimi i PDIU-së për reformën zgjedhore? "Opozita i ka bërë propozimet e veta, janë të shkruara, absolutisht vërejtjet e veta i ka dhënë dhe sot gjenden në raportin e OSBE-së. Ne e dimë kush janë problemet e sistemit, nëse duan të bëjnë rregullime që ta përdorin edhe njëherë...ne e dimë se cfarë kemi në krye, si po mundohen që të sundojnë shqiptarët".

A është dakord Lulzim Basha për ndryshimin e sistemit zgjedhor? "Unë nuk e di, nuk jemi futur te ky debat, sigurisht sistemet mund të jenë të ndryshueshme. Edhe kjo që ta ndryshojmë shumë shpesh nuk është shumë e shëndetshme. Por mbetemi të hapur". Në fund ajo kishte një koment edhe për rastin e Agim Kajmakut, kryetarit të bashkisë së Vorës, që u kap nga ligji i dekriminalizimit. "Mendoj që është guxim i madh të vish deri në këtë nivel duke ditur problemet që ke. Besoj se do të ketë edhe të tjerë. Rilindja e ka kapur PS-në prej fyti".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/10/2019 18:11

    Reforma zgjedhore eshte shume komplekse por duhet te realizohet per te shporrur njehere e pergjithmone poshterimin e demokracise me vjedhjen e votes se lire.Demokratura 29 vjecare eshte periudha me e paharrueshme e grabitjes se zgjedhjeve,prones publike dhe korrupsionit shteteror .Dy aspekte duhet te vendosen ne Reformen zgjedhore ;listat e hapura dhe depolitizimi i KQZ ne qender dhe ne zona te ndryshme .Keto jane boshti i rivendosjes se votes se lire

    Përgjigju
  • analisti: 30/10/2019 16:50

    kujdes mos te plase botoxi ne proteste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja