“Ende nuk po e kuptoj….një qeveri që pret të bëhet qeveri…do zhvillojë mbledhjen e parë nën diellin e përvëluar të gushtit, por ende as është dekretuar nga presidenti e as ka kaluar në parlament, i cili ende nuk është kostituar….
Çfarë ankthi e mundon kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, që ndërsa do të rregullojë urgjentisht marrëdhëniet me Ismail Qemalin, nuk rreket të heshtë padurimin, i cili e bën të duket thellësisht antikushtetues e pre të situatave kimerike?”, shprehet Doda.
Duke mos e kuptuar ngutjen e kreut të zgjedhur të qeverisë për t’i bërë gjithë shërbimet qeverisjes së re, në mënyrë që sapo të dekretohet dhe të bëhet betimi të fillojë punë, në mendje vjen përvoja me kryeministrin në detyrë Berisha në vitin 2005. I cili kërkoi mbledhjen e Kuvendit të ri në fillim të gushtit dhe hyrjen në zyrën kryeministore menjëherë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)