Doda përplaset me Bashën
për zgjedhjen e Mziut në Kamëz

Doda përplaset me Bashën<br />për zgjedhjen e Mziut në Kamëz
TIRANE- Rikthehen përplasjet ndërmjet deputetes së PD-së, Mesila Doda dhe kreut të selisë blu, Lulzim Basha. Zhvillimi i zgjedhjeve për kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, e cila është shoqëruar me një udhëzim të veçantë, ka bërë që deputetja Doda ta ironizojë këtë duke theksuar se tanimë duhet të bëhet fushatë për të vendosur Aldo Bumçin në krye të PD-së në Tiranë. Kjo ironi e saj erdhi për shkak se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkeli udhëzimin e shpërndarë nga ai vetë për zgjedhjen e kreut të PD-së në Kamëz, ku u zgjodh për një mandat tjetër Xhelal Mziu.

Në udhëzimin e tij Basha përjashtonte në mënyrë kategorike të gjithë drejtuesit e PD-së si edhe personat që kishin poste të larta si kryetar njësie vendore etj. “Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: “Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë”, shkruan Doda në një postim në rrjetin social Facebook. Por menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike e cila në mënyrë të tërthorët i përgjigjet Dodës duke shprehur se zgjedhjet brenda PD-së ishin një shembull për demokracinë.

Sipas PD-së, zgjedhjet brenda strukturave ishin një festë dhe shkollë e demokracisë duke iu kundërpërgjigjur Mesila Dodës. “Zgjedhjet në Partinë Demokratike ishin një festë dhe shkollë e demokracisë, e forcës së votës së anëtarësisë. Kjo ka shfaqur në sytë e publikut tiparin modern e perëndimor të demokratëve çka kontraston rëndë me modelin oligarkik të dyshes Rama-Meta. Këtu duhet kërkuar brenga e dyshes Rama-Meta për zgjedhjet në Partinë Demokratike, dhe investimi që ata bëjnë për pseudolajme.

Udhëzimi nr. 4 i datës 17 qershor 2014, për zgjedhjet në Tiranë, është zbatuar me përpikmëri. Pseudolajmet janë një baltë që rrjedh nga fekondimi i dyshes Rama-Meta me botën e krimit”, thuhet më tej në deklaratë e Partisë Demokratike. Kësisoj, kur sapo kanë përfunduar zgjedhjet brenda strukturave të PD-së kanë ardhur reagimet e para brenda kampit demokrat duke nxjerr në dritë debatet e mëparshme që Basha ka pasur me deputetët e tij lidhur me zgjedhjet në degë.

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni