Doda-Tahirit: Varesh te palma
nëse i afrohesh kryeministrisë
Ka kaluar jashtë vëmendjes së medias pjesa e fundit e debatit “Opinion” në Klan të Blendi Fevziut, sherri në studio mes Sajmir Tahirit, deputet i PS dhe Mesila Dodës, deputete e PD. Përfaqësuesja e maxhorancës i deklaron në sallë deputetit opozitar se nëse do të guxojë edhe njëherë të afrohet te kryeministria, për të dhunuar institucionet, ai “do të varet te palmat atje”. (Ne foto: Mesila Doda)
Ka kaluar jashtë vëmendjes së medias pjesa e fundit e debatit “Opinion” në Klan të Blendi Fevziut, sherri në studio mes Sajmir Tahirit, deputet i PS dhe Mesila Dodës, deputete e PD. Përfaqësuesja e maxhorancës i deklaron në sallë deputetit opozitar se nëse do të guxojë edhe njëherë të afrohet te kryeministria, për të dhunuar institucionet, ai “do të varet te palmat atje”. Deklarata shokuese e përfaqësueses së PD, në fakt nuk është një risi. Disa kohë më parë, ka qenë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli që i ka thënë një zyrtari socialist se meritonte “plumbin ballit”. Shqiptarja.com, sjell më poshtë debatin e zhvilluar mes Saimir Tahirit dhe Mesila Dodës.
Saimir Tahiri: Kemi të bëjmë me një dimension kriminal të cilin qytetarët po e paguajnë me keqqeverisjen në kurriz të atyre 4 qytetarëve që humbën jetën në 21 janar.
Mesila Doda: Unë dua t’ju rikujtoj faktin se lapsusi i përmendur rreth gjysëm ore më vonë pasi ndodhi ngjarja në datën 21 janar, ishte një bisedë mes prokurores së përgjithshme dhe drejtorit të policisë. Pra lapsusi për të cilin është folur në shkresën që prokuroria çoi për fletëarrestet dhe e përmendur nga Edi Rama gjysëm ore më vonë. Gjë që ne e kemi deklaruar dhe denoncuar si një provë flagrante bashkëpunimi mes organit të akuzës dhe Partisë Socialiste. Sot s’mund të heshtim për këtë bashkëpunim dhe të vazhdojmë të bëjmë sikur s’dimë asgjë. Jo, institucionet, nuk kanë bërë punën e tyre.
Saimir Tahiri: Po FBI është pjesë e bashkëpunimit? Departamenti i Shtetit është pjesë e puçit?. FBI është pjesë e puçit?
Mesila Doda: Ne kemi kërkuar që institucionet të bëjnë punën e tyre. Pikërisht se institucionet duhet të bëjnë punën, ne po ndjekim gjithë rrugën ligjore, që duhet të ndiqet, sepse ne do të respetojmë institucionet. Ne respektuam vendimin e gjykatës si dhe pretencën e dhënë në paradhënie nga ana e prokurorisë. Nga ana tjetër, ne kemi vendosur një standard të respektimit të institucioneve.
Saimir Tahiri: Jeni në gjendje të shprehni gadishmërinë tuaj për të dënuar përgjegjësit? A ia thua qytetarëve që je e gatshme të dënohen urdhëruesit?
Mesila Doda: Unë të jap një siguri, dy siguri sot zoti Tahiri: këtu do të ketë hetime të mëtejshme dhe ata njerëz që shkuan mish për top do të hetohen deri në fund ata dhe organizatorët. Siguria e dytë: ditën tjetër që do të të shkojë mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Këtë po ta japë unë. Ti vetë së bashku me kryetarin tënd. Provo dhe shko e vër dor te institucionet. Ti do të varesh te palmat atje
Saimir Tahiri: Ouuuu, me ca sigurie e thua ti këtë?
Mesila Doda: Nuk duroj dot si qytetare këto mostra, mostra që kanë 50 vjet që degjenerojnë këtë shtet. Ti nuk e bën dot më. Ju që i çoni njerëzit mish për top, kjo kohë ka mbaruar. Nuk e bëni dot këtë mish- mash
Saimir Tahiri: Po s’ke faj, ky është mentaliteti juaj... S’përballoj dot një deklaratë nga një përfaqësuese e mazhorancës që thotë do varesh në palma...por është tërësisht mentaliteti qeverisës që i mori jetën atyre njerëzve në 21 janar.
Mesila Doda: Ditën që do vendosesh, ti harroje dhe njëherë që çunat e bllokut të bëjnë mish- mash këtë vend. Dëgjoje Sajmir Tahiri me presion nuk e bën dot këtë gjë. ah/Shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00