Doda thirrje PD:Opozita të rikthehet
në Kuvend, karriget bosh nuk flasin

Doda thirrje PD:Opozita të rikthehet<br />në Kuvend, karriget bosh nuk flasin
Një nga zërat kritik ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, ka kërkuar rikthimin e opozitës në Parlament. Nga Elbasani deputetja demokrate Mesila Doda, ka dhënë një mesazh të qartë për opozitën, duke i bërë thirrje që të jetë pjesë e punimeve në Kuvend. 
 
“Kemi shumë shpresë që të jemi në Parlament për shkak se ju e dini se ne duhet të jemi në krah të problemeve të elektoratit tonë. Kjo do të thotë që të gjitha kërkesat që opozita ka bërë në Gjykatën Kushtetuese dhe për heqjen e mundësive të ripërsëritjen e episodeve të dhunës do të duhet të zgjidhet shumë shpejt pasi zgjedhësit tanë, njerëzit tanë, e djathta por edhe e majta kërkojnë veprime reale nga politikanët shqiptarë. Nuk mund të tërhiqemi nga një betejë që është e jona. Karriget bosh nuk flasin, njerëzit duhet të flasin dhe duhet që në këtë moment të jemi tejet aktivë. Shqipëria ka probleme të shtuara ekonomike sociale dhe një skemë politike të ngarkuar brenda dhe jashtë.  Duhet të jemi në vijën e parë të punës në parlamentin e Shqipërisë”, deklaroi Doda.
 
Opozita vendosi të bojkotojë Parlamentin pas konfliktit mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe socialistit Arben Noka. Pas një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar, Lulzim Basha tha në 10 korrik se Partia Demokratike ndërpret të gjitha marrëdhëniet deri në një vendim të dytë, me atë që ai e quajti si strehë të krimit.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim