Doda thirrje studentëve të Dhjetorit:
Konferencë për gjendjen politike

Doda thirrje studentëve të Dhjetorit:<br />Konferencë për gjendjen politike
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda u bën thirrje studentëve të Dhjetorit që të mbahet një konferencë për gjendjen e sotme politike. Sipas deputetes demokratike “veprimet për glorifikimin e komunizmit duan përgjigje”. Në thirrjen e saj drejtuar studentëve të dhjetorit, deputetja Doda thotë se “duhet që së bashku të kërkojmë hapa konkrete nga parlamenti dhe politika”.

"Ne nuk do harrojme kurre....
Keto dite po shfaqen tentativa te qarta per glorifikimin e se kaluares dhe aministimit te figurave kriminale me ne krye Enver Hoxhen. Ne krye te komisionit per rishikimin e historise eshte kreu i nje partie te majte, i cili nuk mundet te qendroje ne krye te nje komisioni qe pretendon te quhet apolitik.
Nisur nga kjo klime qe kerkon qe se bashku me 70 vjetorin e clirimit te glorifikoje edhe krimet vellavrasese te krimineleve me ne krye Enver Hoxhen, do i beja thirrje gjithe studenteve te dhjetorit, brezit me antikomunist qe kreu shnderrimin e jetes politike te vendit qe bashkerisht te vendosim mbledhjen e nje konference ku te kerkojme hapa konkrete per tu ndjekur nga parlamenti shqiptar dhe gjithe forcat politike per denimin e figures se Enver Hoxhes, krijimin e nje komisioni hetimor parlamentar per aktivitetin e tij para dhe pas luftes, dhe miratimin me urgjence te ligjit te lustracionit. Ftoj gjithe ish-studentet e dhjetorit te krijojme se bashku kete inisiative qe ti pergjigjemi kerkesave te kohes dhe revanshit qe po merr cdo dite e kaluara ne kete vend", shkruan Doda në rrjetin social "Facebook".

Deputetja demokrate thotë se më pas do të vendoset për kohën dhe modalitetet e kësaj konference.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion