Doda thumbon PD: Kur të huajt
të duan më shumë se shqiptarët

Doda thumbon PD: Kur të huajt<br />të duan më shumë se shqiptarët
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka thumbuar Partinë Demokratike pas deklaratës së Fleckenstein që duhet të hapen negociatat për Shqipërinë.
 
Deputetja Doda në një status në Facebook shprehet se ka raste kur të huajt na duan më shumë se ne shqiptarët veten, duke iu referuar deklaratave të opozitës që kërkojnë që negociatat të mos hapen me BE pa u plotësuar disa kushte.
 
"Ka raste kur të huajt na duan më shumë se në shqiptarët veten. Raportuesi për Shqipërinë.
 
Fleckenstein flet qartë, PO negociatave me Shqipërinë.  Faleminderit Knut Fleckenstein
" shprehet Doda.
 
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, gjatë diskutimeve në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian deklaroi dje se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të vihet kriter zbatimi i reformave. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon