Dogana e Elbasan i vjel "Kurum"-it
detyrimin doganor 300 mln lekë

ELBASAN - Dega e Doganës Elbasan i ka vjelë sot 288.978.340 lekë kompanisë “Kurum”. Shumë kjo si detyrim doganor i munguar ndaj kësaj kompanie.
 
Kjo pasi dega e Doganës Elbasan, më datë 10.10.2013, për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional” ka marre vendimet nr 138, 139 dhe 140, ku penalizon për kundërvajtje administrative këtë kompani me 72.244.585 lek detyrim doganor të munguar, si dhe 216.733.755 lek penalitete.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vazhdon me rigorozitet procedurat për vjeljen e penaliteteve.

Administrata Doganore shpreh vendosmërinë e saj për ndëshkimin e çdo shkeljejë të legjislacionit doganor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)