Dogana e mohon taksën 40 euro
por shoferët vazhdojnë protestën

Dogana e mohon taksën 40 euro<br />por shoferët vazhdojnë protestën
Shoferët e kamioneve që transportojnë mallra nga Shqipëria nuk pranojnë të kalojnë kufirin dhe vazhdojnë të protestojnë pasi akuzojnë doganën kosovare se ka rivendosur taksën 40 euro.

Por një gjë e tillë është mohuar nga dogana e Kosovës e cila thotë se nuk është aplikuar taksa 40 euro por vetëm pezullim të procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licensimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit.

PROTESTA E SHOFEREVE VAZHDON 
Korrespondentja e Shqiptarja.com në rrethin e Kukësit raporton se shoferët e kamionëve kanë bërë të ditur se nuk do ta kalojnë kufirin nëse nuk hiqet taksa të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë. Ata qëndrojnë në radhë në doganë që prej ditës së djeshme. Kamionët që ndodhen në hyrje të doganës janë të ngarkuar me ccimento dhe materiale ndërtimi. Ndërkohe raprotohet se pritet një takim me përfaqësues të terminalit të Vermicës në Prizren.

REAGON DOGANA: S'KEMI APLIKUAR ASNJE TAKSE 
Në kontrast me deklaratat e  shoferëve të kamionëve, dogana e Kosovës thotë se nuk është aplikuar taksa 40 euro por vetëm pezullim të procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licensimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit.

Në deklaratën e saj për shtyp, Dogana e Kosovës njofton opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove, nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Informatat e dhëna nga vozitësit e maunave në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre.

Dogana në bashkëpunim me Odën ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë janë pajtuar kohë më parë që të ndërrojnë procedurat e thjeshtëzuara të importit, ashtu që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira Evropiane. Prandaj edhe tani Dogana ka pezulluar sistemin e importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në ri-licensimin e tyre sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti.

Ky është një vendim i përbashkët, i marr në Këshillin Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, këshill ë përbëhet nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Dogana edhe një herë informon se nuk ka aplikim të ndonjë takse por vetëm pezullimi i procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licensimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan