Dogana greke ka vendosur që të mos lejojë kalimin e shtetasve apo automjeteve edhe gjatë ditës së hënë nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.

Ndonëse ishte paralajmëruar se kjo masë do të ishte vetëm për fundjavën, sot dogana greke ka lajmëruar se pezullimi do të zgjasë deri të hënën.

Siç bën të ditur policia e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, përjaashtim do të bëhet vetëm për rastet emergjente dhe këmbësorët.

Ja njoftimi i policisë së Kufirit e Migracionit
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë :
Njoftohemi se Dogana greke, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të shtyjë grevën deri ditën e hënë, datë 23.05.2016
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor dogana greke, nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)