Doganat: Amnistia mbaron
nga 1 prilli sanksione

TIRANE- Duke filluar nga data 1 prill, strukturat e zbatimit të ligjit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të zbatojnë masat e parashikuara në legjislacionin doganor për rikuperimin me forcë të borxhit doganor, si pezullimin e aktivitetit ekonomik, sekuestrimin e vlerave monetare, të llogarive bankare, të mallrave, të pasurive të patundshme dhe të tundshme që i përkasin debitorit ose një pale të tretë garantuese.

 Në një konferencë sensibilizuese për shtyp, dje Doganat kanë tërhequr vëmendjen e publikut lidhur me faljen fiskale, afati i së cilës përfundon në fund të këtij muaji. Deri tani janë falur 2.458 raste, me një shumë 12.6 miliardë lekë, 186 subjekte kanë përfituar me kusht, duke paguar 95.6 milionë lekë dhe janë zhdoganuar 1.227 automjete, për të cilat është paguar 50% e detyrimit doganor, në vlere 260.2 milionë lekë. Nuk kanë përfituar nga ky ligj 58 subjekte me detyrim deklarimi ne ILDKP. Administrata Doganore u ka bërë dje thirrjen e fundit debitorëve për të përfituar nga ligji, ndryshe do vijojë sanksionet.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?