Doganat, OSBE:Të jenë të sigurta e të
kalueshëm,Spiropali:Duam asistencë
Prezantohet botimi i titulluar “Manual i Praktikave më të mira në Pikat e Kalimit Kufitar – Këndvështrimi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit”. (Foto nga takimi)
TIRANE- Një manual praktik për agjencitë shtetërore dhe për entet e sektorit privat që veprojnë në pikat e kalimit kufitar është prezantuar sot në një takim që u zhvillua në hotel Sheraton.
Kryetari i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig tha se në manual janë prezantuar 120 shembuj të praktikave më të mira doganore dhe ofroi gadishmërinë për të dhënë asistencë në këndvështrimin për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit por dhe të forcimit të sigurisë.
"Duhet të siguroni që kufijtë të jenë sa më të sigurtë por dhe aq të kalueshëm sa të jetë e mundur "- tha Ambasadori Florian Raunig.
Nga ana e saj Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Spiropali u shpreh se po bëhen përpjekje për përmisërimine e administratës doganore dhe nënvizoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit me trajnime të ndryshme.
“Është detyrë shumë e madhe e adminsitratës për të përmirësuar situatën dhe për të lehtësuar kalimin në kufi dhe zhvillimin tregtar. Është e rëndësishme të thellojmë bashkëpunimin me trajnime të ndryshme. Manuali është tërësor, i praktikave më të mira dhe do të shikojmë si të thellojmë më tej dhe të kërkojmë asistencë në këtë fushë.
Dua të theksoj jo vetëm një bashkëpunim mes OSBE-së e administratës por mbledhjet e një këshill më i gjerë i të gjitha institucioneve që merren me kontrollin e sigurisë të bëhen më të shpeshta. Do rrisim bashkëpunimin me policinë”- tha Spiropali.
Botimi i titulluar “Manual i Praktikave më të mira në Pikat e Kalimit Kufitar – Këndvështrimi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit” është përgatitur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën. Sjellja e tij në gjuhën shqipe është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në prezantimin e botimit ishin të pranishëm dhe zëvendësshefi i Misionit i Ambasadës së SHBA-së, Henry V. Jardine, Drejtorja e Përgjithshme e Administratës Doganore, Elisa Spiropali dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.5%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15