Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pranuar se fundmi se është rritur kontrabanda në importin e kafesë. Sipas një njoftimi zyrtar që DPD ka nisur tek bizneset e sektorit, thuhet se konsumi i kafesë në pesëmujorin e parë të vitit 2017 është rritur ndërsa importet kanë pësuar rënie me mbi 13%.
Gjithashtu doganat kanë analizuar të dhënat ku rezulton se konsumi i këtij produkti për pesëmujorin e parë të 2017 është konform parametrave po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2016, madje me një rritje 35 ton, ndërkohë që importet kanë rënë me 13%.
Teksa është vënë re kjo lëvizje doganat kanë marrë masa të menjëhershme duke ndryshuar çmimin e referencës.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon importuesit e kafesë se çmimi në bursë për produktin e kafesë krahasuar me pesëmujorin e parë të 2016 kanë qënë më të larta, sidomos në muajt e parë të vitit, prandaj referencat kanë ndryshuar me tendencë rritëse.
Tashmë me çmimet e reja kafeja kokërr e papjekur ( Arabica) me origjinë nga BE do të zhdoganohet duke marrë për bazë një çmim 2943- 2952 euro për ton.
Kafeja kokërr e papjekur (Arabica) me origjinë nga vendet prodhuese do të zhdoganohet duke marrë në konsideratë një çmim 2740-2750 euro për ton.
Kafeja kokërr e papjekur (Robusta) me origjinë nga BE do të zhdoganohet me çmimet 1940-1950 euro për ton.
Kafeja kokërr e papjekur (Robusta) me origjinë nga vendet prodhuese do të zhdoganohet me një interval çmimi 1940-1950 euro për ton.
Ndërsa kafeja kokërr e papjekur (Rio Minas) me origjinë nga BE do të zhdoganohet me një çmim 2857-2860 euro për ton.
Kafeja kokërr e papjekur (Rio Minas) me origjinë nga vendet prodhuese do të zhdoganohet 2657-2660 euro për ton.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com