Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se ditën e hënë nga ora 06:00-10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve.

Sipas njoftimit, bllokimi i lëvizjes së automjeteve do të bëhet për shkak të një greve që do të bëjnë doganierët grekë, të cilët kërkojnë rritje të pagave

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore

Njoftimi i Policisë Kufitare të Kakavijës:

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.