Dogjani akuza kreut të Burgjeve:
Korrupsion 100 euro dita e lejes
Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka akuzuar drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto se në institucionin që ai drejton korrupsioni është masiv aq sa për një ditë leje të veçantë duhen paguar 100 euro.
TIRANË - Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka akuzuar drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto se në institucionin që ai drejton korrupsioni është masiv aq sa për një ditë leje të veçantë duhen paguar 100 euro. Gjtë diskutimit të projektligjit për burgjet e hapura në Komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare, Dogjani renditi tek rastet e korrupsionit edhe shërbimin e spitalit të burgjeve.
"Mos është një mundësi për rritjen e korrupsionit? Sot një ditë leje është 100 euro/dita, për një vizitë po ashtu. Korrupsioni është shumë i madh,"-tha Asllan Dogjani.
"Do doja shumë të më kishe thënë të vërteta. Sot përsëri korrupsioni në burgje është shumë i lartë... Edhe për në spital duhen paguar para"- tha Dogjani.
Socialisti Paulin Sterkaj ndërhyri në debat: "
Denoncoje o Asllan në prokurori..pse na i thua ne këtu? "Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto i pranishëm në komision mohoi akuzat dhe tha se ndaj këtij fenomeni janë marrë masa.
"Qëllimi është garantimi i elementëve të sigurisë dhe për herë të parë të kemi modele të hapura. Lufta kundër korrupsionit ka qenë prioritet i yni. Kemi marrë masa. Jam krenar për modelin shumë të mirë. Për herë të parë kemi ndryshuar planifikimin e lejeve. Të dënuarit e dinin datën e lejes. Nga 5,7 ditë në 48 orë për lejen e veçantë. Forcuam kriteret dhe ulëm korrupsionin. Kemi zgjidhur një problem gangrenë. Lejet janë të monitoruara,"-tha Zoto.
Deputeti demokrat Flamur Noka shprehu shqetësimin e mbipopullimit të burgjeve dhe akuzoi qeverinë si persekutore të të varfërve dhe mbështetëse e trafikantëve.
"Trajtimi i të burgosurve në nivel katastrofik. Edhe trajtimi i qytetarëve nga qeveria katastrofik. Sot janë 40 mijë të dënuar dhe shoqëruar nga 20 400 që është kapaciteti. Kjo është Qeveri e terrorit të qytetarëve dhe e suportit maksimal të narkotrafikëve. Kushtet dhe trajtimi në burgje është mizerabël"-tha Noka.
Noka ripërsëriti akuzat ndaj Tahirit duke thënë se kryeministri po e mbron ministrin e Brendshëm edhe pse ka shkelur ligjin.
Kjo ka ndezur debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Shumica i kërkoi Nokës të mos dalë nga rendi dhe të flasë për projektligjin.
Noka:
Në rast se ju djeg krruajeni fort. Keni futur 40.000 qytetarë në komisariat brenda 1 viti.Drafti parashikon burgjet me regjim të hapur, ku dënimi kryhet me masa sigurie minimale. Të dënuarit në 5 vjet dënim, mund të punojnë në 2 vitet e fundit të dënimit dhe të flenë në darkë në burg.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00