Dy persona janë vënë nën hetim pasi i vunë flakën një sipërfaqe toke në fshatin Dragu në Bulqizë ku për pasojë dogjën 7 dynymë bimësi.
Ndaj 67-vjeçarit me iniciale P. B., dhe 59-vjeçarit me iniciale B. B., rëndon akuza “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
“Bulqizë
Ndezën zjarr në fshatin Dragu dhe për pasojë, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P.B., 67 vjeç, dhe B.B., 59 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Këta shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, ku për pasojë, u dogjën 7 dynymë bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njofton policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










