SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit për referimin e Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Ngjarja në fjalë u regjistrua 30 shtator e ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.

Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi ka kryer verifikime dhe ka vendosur mos fillimin e procedimit

Në atë kohë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1  referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri më tani, SPAK nuk ka nisur asnjëherë hetim për deputetët e PD pavarësisht kallëzimeve për skenat e kaosit dhe dhunës në Kuvend.