Dikush dogji mbeturina e tjetri hodhi cigaren e ndezur, zjarret dolën nga kontrolli! Disa të arrestuar e nën hetim në Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Berat dhe Mirditë! 22 në pranga që prej fillimit

Dikush dogji mbeturina e tjetri hodhi cigaren e ndezur, zjarret dolën nga kontrolli! Disa të arrestuar e nën hetim në Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Berat dhe Mirditë! 22 në pranga që prej fillimit

3 persona do të vihen para përgjegjësisë për ndezjen e disa vatrave zjarri në Lezhë dhe Mirditë. Policia ka arrestuar 66-vjeçarin Preng Luçia, banues në fshatin Gjakëz, Mirditë, i cili ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz.

Edhe për një vatër zjarri në Lezhë është arrestuar një 52-vjeçar Petrit Leka, banues në Zejmen, i cili pasi dogji disa mbeturina, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit i cili rrezikonte disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot.

Gjithashtu, po hetohet në gjendje të lirë Gjyste Vata, 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë. Pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre, Lezhë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Arbër Xhaxhamani 18 vjeç dhe Taulant Bardhollari 22-vjeç janë dy persona të tjerë që akuzohen për zjarrvënie. Dy të arrestuarit nga policia e Korçës akuzohen se dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh.

Edhe në Gjirokastër janë vënë nën hetim dy persona për dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në zonë e Dropullit dhe të fshatit Memaliaj. Bëhet fjalë për Vasil Omiro dhe Muharrem Beqiri. Edhe në Berat ka 2 persona të proceduar për akuzën e zjarrvënieve. Bashkim Kurti dhe Artur Kurti, akuzohen për 'shkatërrim i pronës me zjarr'.

Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 22 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 22 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:20
Zjarrvënie, nën hetim 2 persona edhe në Berat! Njëri prej tyre hodhi cigaren dhe dogji një sipërfaqe të madhe

Edhe në Berat ka 2 persona të proceduar për akuzën e zjarrvënieve. Bashkim Kurti është nën hetim pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.  

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Artur Kurti, 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. 

"Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore", thuhet në vendim.

Ora 08:57
Zjarret në Dropull dhe fshatin Memaliaj, ku pati dhe shpërthime fishekësh, nën hetim dy piromanët në Gjirokastër

Dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në Gjirokastër , konkretisht në zonë e Dropullit dhe të Memaliajit, janë nën hetim dy persona si shkaktarë të tyre. Nga zjarret pasit edhe shpërthim të disa fishekëve në zonë, por fatmirësisht pa rrezikuar jetën e banorëve apo zjarrfikësve.

Për zjarrin në Dropull po procedohet në gjendje të lirë V. O., banues në fshatin Radat,  pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troko në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.

Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës