Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse prokuroria, në bashkëpunim me policinë, do të provojë para gjykatës përgjegjësinë e tyre si zjarrvënës të qëllimshëm, ata do të kalojnë një pjesë të jetës prapa hekurave.
Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.
Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zvjarrvënien e qëllimisht, por edhe nga pakujdesia. Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Kur zjarri nga pakujdesia ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.5%
-
Të gabuar
6.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 745
Lajme të tjera
-
Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër: Duhet ndërgjegjësim! Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë
19 Shtator, 18:49
-
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
19 Shtator, 15:51
-
VIDEO/ Zjarr në Koçaj të Bulqizës, digjen dhjetëra hektarë pyje e kullota! Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen, kërkohet helikopter
17 Shtator, 17:37
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator, 16:04
-
VIDEO/ Shuhen vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjës, digjen mbi 60 hektarë ullishte
6 Shtator, 07:56
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla: Ndryshojmë Kodin Penal, dënime të dyfishta për ata që shesin drogë afër shkollave
5 Shtator, 14:52
-
Fusha e mbetjeve urbane në Kukës prej 17 ditësh në flakë! Banorët: S’mbushemi dot me frymë
29 Gusht, 17:15
-
Riaktivizohet zjarri në Theth, në Shpirag po shkon drejt shuarjes përfundimtare! Bilanci në 24 orët e fundit
26 Gusht, 12:04
-
VIDEO/ Belsh, zjarr në një kodër me pemë dhe ullinj në fshatin Qafëshkallë, zjarrfikësit në vendngjarje
24 Gusht, 14:01
-
Shuhen flakët në kurorën e Laçit, afër Kishës së Shën Antoni! Në Fier u shmang rreziku për banesat! Zjarre dhe në Tepelenë e Finiq
23 Gusht, 16:08
-
Arrestimi i zjarrvënësve, Rama: Krim barbar dënohet deri në 15 vjet burg! Gjykatësit të mos vazhdojnë me avazin e vjetër
23 Gusht, 15:56
-
Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit, vetëm 1 vatër aktive! 93 ha tokë e djegur, helikopteri bëri 45 fluturime
23 Gusht, 08:10
Edhe 20 vjet I kane pak. Sa denohesh per terrorizem? Keta dhe ata qe I urdherojne nuk jane gje tjeter perveçse terroriste!
PërgjigjuMos beni gam gam kot e ti nxjerrin nga burgu pas 2 muajsh gjyqtaret e korruptuar. Beji shembull, denojini ne gjyq publik me nga 20 vjet pastaj beni gam gam.
PërgjigjuDuhet ti ndeshkoni ne rast se provoni qe jane fajtor me denimin maksimal , pastaj do ti shikoj trimat une se ku jane
Përgjigju