Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim
2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.
Redaksia 8 Shtator 2021, 08:21 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 11:45
2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës.
Në pranga përfunduan Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol, Për shkak të moshës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të miturin E. D., 14 vjeç. Dy të arrestuarit janë punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, ndërsa i mituri shoqëronte dy punonjësit.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vunë flakën mbeturinave anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë. Si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.
Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës. Zjarri bllokoi rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër të kodrës që ndantë aksi.
Flakët arritën deri në 6 metra ku u rrezikuan edhe banesat në fshatin Bestrovë. Po në këtë zonë për shkak të zjarrit pati edhe shpërthime të municioneve luftarake që ndodheshin aty, sipas banorëve që nga trazirat e 1997.
Zjarrëvënia është një vepër penal, e cila dënohet me burg, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar piromanët se do të kalbën në burg pasi po djegin shpirtin e atdheut.
i mbytet fukarejt , arrestoni ndonje qe esht per te arrestuar , mos beni statistika me punetore bashkie , ( apo ligjet jan per Fukarain )
Përgjigju