Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Shpejtësia me të cilën po përhapen flakët është e frikshme, ndërsa zjarri ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër.
Qarkullimi në rrugë është ndërprerë, teksa kanë qenë gazetarët në vendngjarje që lajmëruan policinë, pasi një furgon kaloi në këtë aks, për shkak të mungesës së informacionit për zjarrin, duke rrezikuar jo pak.
Në të dy anët e rrugës janë vendosur postblloqe policie, për të bllokuar qarkullimi e automjeteve.
Flakët deri në 6 metra të larta favorizohen edhe nga era dhe nëse përhapen me këtë shpejtësi, rrezikohen edhe banesat në fshatin Bestrovë, që ndodhen më pak se 2 kilometra larg vatrës së zjarrit. Banorët shprehen të frikësuar, teksa shohin përparimin eflakëve drejt banesave të tyre.
Zjarri ka 'zbuluar' edhe një municion luftarak, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm. Policia deri më tani ka arrestuar 2 persona.
Në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 16 efektivë, në ndihëm të të cilëve kanë shkuar edhe banorët e zonës, por fikja e zjarrit duket e pamundur, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nga vendi i ngjarjes, tha në një prononcim për mediat se zjarri ka shkaktuar shumë dëme pasi të gjitha kodrat që po digjen janë të mbjella me ullinj dhe me vreshta. Leli tha se të gjithë janë angazhuar për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe përhapjen e flakëve.
'Siç e shikoni të gjithë janë këtu, forcat zjarrfikëse, ushtria policia e shtetit. Ishte një zjarrvënie që është për tu hetuar. Pavarësisht luftës frontale të të gjithëve ka vazhduar dhe ka dëmtuar një pjesë të ullinjve në kodrat e Pestrovës. Të gjithë njerëzit janë angazhuar për të bërë më të mirë në mënyrë që të shuhen vatrat e zjarrit. Vazhdon akoma pjesa e sipërme e kodrës që digjet. Dëmet janë të konsiderueshme sepse të gjitha këto janë kodra me vreshta dhe ullinj e rëndësishme është që të shuhen flakët. Era po favorizon përhapjen e flakëve.'- tha Leli.
Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona për zjarret e rëna ditën e sotme në Panaja dhe në Bestrovë. Nga zjarri janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe sipërfaqe të mëdha me shkurre, ndërsa në zonën e Bestrovës ka pasur edhe shpërthime të municioneve që kanë mbetur në zonë nga trazirat e ’97.
Është përkeqësuar situata në fshatin Bestrovë të Vlorës, ku flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi duke iu afruar banesave. Banorët kërkojnë shtim të forcave zjarrfikësve, nga frika se flakët mund t'i djegin banesat.
"Po digjet fshati, mirë pronat që na ikën, por po digjet fshati. Nuk kemi ça bëjmë, jemi me duar lartë, do digjemi dhe vetë. Flakët janë shumë afër banesave. Kemi familjarë që po punojnë për të shuar flakët, kemi frikë do na digjen atje brenda", tha ajo.
Vijon të përparojë frikshëm zjarri në fshatrat Bestrovë e Panaja dhe situata është mjaft kritike. Në fshatin Bestrovë, flakët rrezikojnë një stan si dhe një ndërtesë, ku zjarri është afruar shumë pranë. Forcat zjarrfikëse janë vendosur në aksin e vjetër Vlorë-Fier, për të izoluar flakët. Në terren janë 4 automjete zjarrfikëse dhe 16 efektivë zjarrfikës, por duket se shuarja e flakëve është shumë e vështirë dhe nevojitet ndërhyrja nga ajri.
Zjarri në Bestrovë të Vlorës ka marrë përmasa të mëdha duke djegur bimësinë. Në zonë ka municione ku janë dëgjuar shpërthime, dhe sipas banorëve janë granata apo fishek të mbetur nga situata e trazirave në 1997. Ndërkohë që banori po fliste për mediat duke paralajmëruar që të mos rrinë pranë ferrave se ka granata e municione, dëgjohet shpërthimi live.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Bastrovë të Vlorës, ndërsa qytetarët frikësohen se flakët e dala jashtë kontrollit tashmë, mund t'i afrohen banesave. Një banore e fshatit thotë se nuk kanë dijeni nëse zjarri është i qëllimshëm, por shton se shumica e zjarreve në zonë shkaktohen nga dora e njeriut.
"Jemi nga fshati këtu, nga Bestrova, na tronditën nuk e dimë kush e vuri zjarrin. I thash burrit dil shpejtë se na erdhi zjarri në fshat. Më zuri frika se mos na vjen zjarri në shtëpi. Ne nuk dimë gjë, por këtu zjarri po vihet me qëllim", thotë ajo.
Flakët që kanë pushtuar fshatin Bestrovë në Vlorë kanë 'zbuluar' edhe në municion të vjetër luftarak, që si pasojë e zjarrit ka shpërthyer. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se shpërthim ka qenë mjaft i fuqishëm.
Pas më shumë se 15 orësh “luftë” me flaket është arritur të shuhet plotësisht zjarri i cili përfshiu pasditen e djeshme masivin pyjor në fshatin Pllanë të Lezhës.
Për shuarjen e flakëve të cilat ju afruan banesave, punuan gjatë gjithë natës zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga banorë të zonës, ndërsa dëmet e shkaktuara si në kompleksin blegtoral ashtu edhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme. Specialisti i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se flaket u përhapen në një sipërfaqe prej 16 hektarësh.
“Këtë verë kemi pasur shqetësime të mëdha, për sa i përket prezencës së zjarrit në rang qarku. Ashtu siç edhe ju po e monitoroni është edhe ajo e ndodhur mbrëmë në zonën e Pllanës, ku fillimisht zjarri ka rënë në një fermë blegtorale dhe një shtëpi të pabanuar, por më pas mori një dimension të gjerë kë kodrën me pisha dhe në shkurre të ndryshme. Efekti i erës ndihmoi që shpërndarja të jetë e madhe. Shpërndarje ka shkuar rreth 16 hektar por 10 hektar janë të djegura. Masat e marra kanë qenë të menjëhershme, ku në ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banesave të fshatin, morën pjesë 4 zjarrfikëse, 2 të Lezhës, 1 të Kurbinit dhe 1 të Mirditës.”, tha ai.
Flaket e zjarrit u shfaqen fillimisht në kompleksin blektoral që ndodhej ngjitur me malin e më pas favorizuar dhe era e fortë u përhapen në të gjithë masivin pyjor me pisha. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por dyshimet janë për një shkëndije elektrike.