Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim.

Ai akuzohet për djegien e 57 boshnjakëve gjatë luftës në ish Jugosllavinë në vitet 1992-1995.

Shushnjar, tani 65 vjeç, gjatë luftës së bashku me ushtarë të tjerë serb,  kanë rrëmbyer disa banorë të fshatrave të Bosnje-Hercegovinës, i kanë izoluar më pas në një shtëpi dhe i kanë vënë asaj flakën mjete shpërthyese.

Një prej të rrëmbyerve arriti të shpëtonte, edhe pse me plagë serioze, dhe sot ishte dëshmitarë i ngjarjes makabre.

Shushnjar për shumë vite kishte jetuar në Francë, para se të arrestohej nga autoritetet franceze me kërkesë të Bosnje Hercegovinës.