Dogji të paktën 11 makina, arrestohet 'piromani' 26-vjeçar në Durrës! Momenti kur i vë flakën një tende (VIDEO)

DURRËS- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se u ka vënë flakën të paktën 9 makinave dhe një motoçiklete në Durrës. K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar "Zjarrvënësi" pas një pune disamujore. Djegien e fundit të makinave 'piromani' e ka kryer mëngjesin e sotëm ku orët e para të mëngjesit u ka vënë flakën dy automjeteve në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tende lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të S. M. Ky person është zbuluar edhe pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Burime për Report Tv bëjën me dije se i arrestuari është me probleme mendore dhe se shpesh herë pinte alkool. Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky person është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të H. L.

2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të  L. Z.

3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të SH. B.

4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të A. D.

5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të H. Q.

6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të  T. Q.

7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të M. S.

8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të R. Gj.

Tashmë ai do të përballet me akuzën për penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki