Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se i vuri zjarrin tokës që kishte në përdorim për ta pastruar, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një sipërfaqe pyjore.
I moshuari me inicialet V. Xh. wshtw banues në fshatin Leus. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit në vendin e quajtur “Arra e Gjatë”, ku dyshohet se kishte ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës.
Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore e konsiderueshme.
Policia e Gjirokastrës u bën thirrje qytetarëve të shmangin djegien e mbetjeve apo pastrimin e tokave me zjarr, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.











Komente
Komento