'Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim', Mbappe flet pas eliminimit

'Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim', Mbappe flet pas eliminimit

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, kapiteni i Francës foli pas eliminimit që kombëtarja e tij pësoi nga Spanja në gjysmëfinalet e Euro 2024. Paçka se kaluan të parët në epërsi pas nëntë minutash, "Gjelat" u përmbysën 2-1 nga Spanja.

Pas ndeshjes Mbappe e pranon që ky Evropian ishte një dështim, paçka se donte ta fitonte.

“Doja të bëhesha kampion evropian, por nuk ndodhi. Në futboll, ose je i mirë ose jo i mirë dhe unë nuk isha i mirë. Evropiani im ishte një dështim.

Tani do të shkoj me pushime, do të pushoj mirë. Do të më bëjë shumë mirë, pastaj do të përgatitem për të filluar një jetë të re. Ka shumë për të bërë”, tha Mbappe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos