"Kamarieri më tha që nuk i shërbejmë djalit tënd se është autik", sfidat e Edlirës dhe talenti në pikturë i Drinit

Djali i saj ishte vetëm 1 vjeç e gjysëm kur Edlira mori vesh se ai ishte me autizëm. Në ato momente bota iu kthye përmbys, si një nënë e cila kishte ëndërruar më të mirat për djalin e saj. Ky term ishte shumë i padëgjuar për të dhe fjalët e para të mjekëve nuk donte ti besonte. E vetmja gjë që mund të bënte ishte të luftonte. Dhe pikërisht këtë bëri. Kur të tjerët i thanë se është e kotë që të lodhesh, Edlira hoqi dorë nga profesioni i saj për t'iu përkushtuar të birit, Drenit. Atë e gjejmë në studion e djalit të saj, i cili ka një talent të rrallë në pikturë.Përveç luftës me realitetin e hidhur të cilin e pranoi duke i bërë ballë çdo vështirësie, Edlira është në një luftë të përditshme me njerëzit, të cilët e diskriminojnë djalin e saj, dhe e kanë bërë atë të ndihet shumë keq.

Fatkeqësisht, akoma Drini diskriminohet dhe vazhdon diskriminimi në ambiente sociale e publike. Në lokale për shembull, doja ti blija një bidon ujë dhe një kamarier më ka thënë që nuk i shërbejmë ujë djalit tënd. Pse i kam thënë? Është autik, dhe unë jam ndjerë shumë keq.

Edlira Sallaku, e ëma e Drinit

Drini Sallaku duke pikturuar

 E vetme dhe pa mbështetjen e të afërmve, Edlira nuk u mposht kurrë dhe vazhdon ende të investojë gjithçka për djalin e saj.Sot 20 vjet më vonë, Dreni , fëmija më autizëm për të cilin nënës së tij nuk i dhanë shpresa ka përparuar shumë dhe talenti i tij për pikturën i ka habitur të gjithë.Progresi i Drinit i ka habitur të gjithë. Pikturat e tij janë të ekspozuara në shumë galeri, e ai tashmë vazhdon shkollën në liceun artistik, pavarësisht skepticizmit të njerëzve që e rrethonin.

Edlira e vazhdon betejën e saj përballë kësaj shoqërie jo të emancipuar në këtë drejtim duke i bërë një thirrje të gjithëve që të pranojnë botën plot ngjyra të Drinit apo fëmijëve të tjerë me autizëm.Thirrja e saj shkon gjithashtu edhe për institucionet, puna e të cilëve është shumë e paktë krahasuar me nevojën e fëmijëve me autizëm.

20 vite sfidë, Edlira i ka shprehur në librin e saj “Progres sfida e autizmit”.Ashtu si çdo prind tjetër, Edlira bën thirrje që mbështetja për fëmijët me autizëm të jetë në çdo kohë.Sipas saj duhen ngritur strukutura të posaçme për përkujdesjen e fëmijëve me talent të veçantë si Drini.

Ëndrra më e madhe e Edlirës është që Drini të krijojë një familje dhe të vazhdojë të përparojë me pikturat e tij të cilat kritikët ia kanë krahasuar edhe me ato të Chagall apo Van Gogh.

Studioja e Drini Sallakut

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë