VLORE- Numri 1 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës nga Partia Aleanca Popullore, Amos Dojaka, ka zhvilluar sot një takim me moshën e tretë në këtë qytet. Në fjalën e tij Dojaka vuri theksin tek zgjidhja e çështjes çame dhe puna e bërë deri më tani për zgjidhjen e saj.
“Pleqtë e Çamërisë kërkojnë llogari për çëshjten çame, se përse nuk ka nisur asnjë çështje juridike në këto 4 vjet për zgjidhjen e çështjes çame. Kush i mashtroi pleqtë e çamërisë, pasi u premtuan se do japin dëshmitë e tyre personale rreth masakrave të Çamërisë, por ata po ndërrojnë jetë, dhe akoma askush nuk i ka trokitur në derë. Pleqtë e Çamërisë janë të zhgënjyer nga përfaqësimi i deritanishëm”, tha Dojaka.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com