TIRANE - Deputeti veteran , prezent në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri më sot, Namik Dokle pritet të jetë së shpejti ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës. Burime të besueshme brenda mazhorancës bëjnë me dije se deputeti “senator” ndër të paktët që ka qënë deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, ish-kreu i Kuvendit që dha dorëheqjen në kohën e qeverisjes së para nëntë viteve të PS, ish-zv.kryeministri në kohën e kabinetit qeveritar “Nano” e ka marrë këtë propozim që ta mbyllë karrierën e tij në politikë për të qënë ambasador në Spanjë, pasi njihet si i vetmi ligjvënës spanjishtfolës dhe i dashuruar me këtë vend.