Dokle:Në vendin tim një deputet i
ri,aman të mos jetë hajdut pulash

Dokle:Në vendin tim një deputet i<br />ri,aman të mos jetë hajdut pulash
Pas 27 viteve në Parlamentin e Shqipërisë deputeti Namik Dokle nuk do të jetë më pjesë e tij, megjithatë ka uruar përzemërsisht zëvendësuesin e tij që "lutet" të mos jetë hajdut pulash.
 
Pas një periudhe të gjatë në skenën politike Dokle shpreh mirënjohje, admirim, ndjesë, përulje dhe falje.

Deputeti ka postuar në Facebook një status ku shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët por mbi të gjitha admirim për grupin e viteve 1992-1997.

Ndjesën ua ka dedikuar të gjithë atyre që nuk mundi t'i ndihmojë, nga pamundësia apo nga padija.
   
“27 vjet...Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilidoqoftë! (Vetëm "aman" hajdut pulash te mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron...
 
Mirënjohje për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që me kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.
 
Admirim për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.
 
Ndjesë për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi ne jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lanë t'i ndihmoja, kur kishin nevojë.
 
Përulje dhe pendesë për ata pak individë që rrallë...shumë, shumë rrallë mund t'i kem lënduar.
 
Falje për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi "nuk harrohet kurrë"!
 
Dhe...përqafime për ju miqtë e fejsbukut!”,
ka shkruar Dokle.

namik dokle
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën