TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle thotë se nuk do të lërë mandatin e deputetit për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Spanjë, sic u përfol në media.
Ai thotë për Shqiptarja.com se nuk do të lë pas detyrimet që ka ndaj zgjedhësve dhe ndaj karrierës parlamentare si deputet socialist.
“Nuk është e vërtet. Edhe po të më propozohej ky post ambasadori, nuk do ta pranoja, sepse ndjej akoma detyrimet ndaj zgjedhësve të mi dhe partisë të cilës i jam përkushtuar që nga dita e parë e themelimit të saj”, thotë Dokle për gazetën Shqiptarja.com.
Ambasadori aktual në Madrid është Kastriot Robo, i cili është emëruar në janar 2010 dhe që i ka përfunduar mandati.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com