Dokle sukses si shkrimtar,“Vajza e
mjegullës” përkthehet në Bosnjë

Dokle sukses si shkrimtar,“Vajza e<br />mjegullës” përkthehet në Bosnjë
E kemi parë gjithnjë me kostumin e politikanit, por Namik Dokle po njeh një sukses ndërkombëtar dhe si shkrimtar.
 
Politikani i karrierës, në mandatin e tij të fundit si deputet pas 25 vitesh aktivizim në radhët e PS-së tashmë sheh romanin e tij të parë të përkthyer dhe në gjuhën boshnjake.
 
“Vajza e mjegullës” ka dalë sot në libraritë e Sarajevës me titullin " Kceri magle". Romani është përkthyer nga zv/rektori i Universitetit të Prizrenit Sadik Idrizi.

Unë ia kisha dërguar atij për ta lexuar pa asnjë synim përkthimi, kur një ditë më njoftoi që ramanin e kam përkthyer pastaj u gjet dhe rruga e përkthimit” tha Namilk Dokle për Report Tv.

Si libri i 9 i politikanit, por i pari roman, “Vajza e mjegullës” është pritur mirë në tregun shqiptar, ndërsa në Bosnje Hercegovinë është botuar me reçencat e akademikut Tvrtko Kulenoviç dhe docentes së fakultetit filozofik të Sarajevës, Adijata Ibrishimovic-Sabic.

Librin e kam botuar në vitin 2015 nga shtëpia botuese Toena dhe botimi i tij i parë dhe i dyti është shitur dhe po bëj përpjekje për botimin e tretë. Ndërkohë ka disa tratativa për përkthime në gjuhë të tjera, të shikojmë dhe shpresoj që të jetë diçka e mirë’ tha Dokle.

Pavarësisht se është bërë e modës që politikanët e Partisë Socialiste të merren dhe me letërsi si në rastin e Edi Ramës dhe Ben Blushit, Dokle ka vendosur t’i përkushtohet totalisht këtij pasioni.
 
Ai zbulon gjithashtu se ka në duar romanin e radhës.

Politika më ka vjedhur shumë kohë nga letërsia. Dihet se letërsia është shumë xheloze dhe dëshiron që për një kohë të caktuar ti përkushtohesh. Tani besoj se do të kem akoma më shumë liri për të shkruar pasi të mbarojë ky Parlament pasi nuk kam më ndërmend që të kandidoj. Kjo nuk do të thotë se do të divorcohem totalisht me politikën,pasi kur merresh për një kohë të gjatë me politikën ajo të hyn në gjak e nuk të del më” tha ai.

“Vajza e mjegullës” u botua në nëntor të 2015-s.
 
Ngjarjet në libër zhvillohen në krahinën e Gorës, gjatë kohës së komunizmit. minoriteti i së cilës ka qenë pre e diskriminimeve.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran