Doktor, do shuhesh ti dhe partia, Jo Shqipëria...

Doktor, do shuhesh ti dhe partia, Jo Shqipëria...

Dje, punova deri vonë dhe s’pata aspak nerva të shihja lajmet nga interneti.

Sot, ma prishi mëngjesin deklarata jote e çmendur, sapo hapa portalet: “Shqipëria ka dy rrugë ose të shfarosë regjimin Rama, ose në flakë dhe do shuhet Partia Demokratike”-kishe thënë ti o Sali Berisha.

Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë?

Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe certifikata e pronësisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotekë”. Keni regjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pistoletën tek koka që po guxoj t’ja u marrë e këpusni njësoj si..... Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj.

Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shënasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë ose i flake 100% rrugve.

Asnjë s’të ka mbetur o doktor, sepse i largove.

Ata që dalin në mitingje janē punonjësit e bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kuksit, Lezhës, Shkodrës qē marrin rrogën në pushtetin lokal të PD ose disa ish zyrtar të administratës PD që shpresojnë të ri-kthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde.

Ajo parti nuk ka asnjë rresht ndryshe nga programi i PS. Ajo parti s’ka asnjë rresht për bashkimin kombëtar!

Shqipëria sot nuk sheh dy alternativat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipëria në flakë sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milion bojkotojnë kundërt gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milion të kanë mbetur)

Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi tortë Edi Rama, ai që me ndryshmet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë.

Shqipëria nuk do digjet por do të rrojë në shekuj. Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike e cila shuajti shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje.

Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhtisë.

Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqësisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijëra demokrat që besuan verbërisht në pa-burrërinë dhe pa-besinë tënde.

G.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia po vjen: 07/05/2019 20:04

    Sikur politikanët të flisnin me të njejtën ciltërsi si kur dalin jasht nga ajo(politika) ;bota do ishte ndryshe.Je komplet tjetër njeri z.Kreshnik,megjithatë bukur e ke qëndisur,,,por nuk mjafton ,,,KY ËSHTË MOMENT HISTORIK PËR KOMBIN TONË.TË GJITH INTELEKTUALËT DUHET TË FLASIN .KY ËSHTË GJYQI I VËRTET QË JU BËHET KËTYRE GJAKATARËVE TË GJOJA DEMOKRACIS.

    Përgjigju
    • asolingo: 08/05/2019 13:40

      Nje moment endra do behet realitet,Sale psikopati do izoluar nga mendimete frikshme qe vetem lufte civile mund te sjellin.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask