Doktor, po luan me 'zjarrin'

Doktor, po luan me 'zjarrin'

Sali Berisha

Duke qenë prej 30 vitesh njeri i pushtetit, dhe duke u konsideruar si “i paprekshëm”, duket se Sali Berisha i ka mbushur mëndjen vehtes dhe atyre që e pasojnë, se “mund të luaj edhe me zjarrin, dhe nuk digjem”. Si një prestigjiator i njohur i rasteve “ekstreme”,  dhe si një manipulator perfekt i fakteve, ai ka arritur të vegjetojë në afro 3 dekada.

Ka arritur ti bëjë qëndresë organeve të drejtësisë, ka arritur të kompromentojë dhe vërë nën hyqmin e tij një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët fatmirësisht Vettingu i flaku si lecka, dhe vazhdon të ushtrojë mrekullisht ndikimin e tij mbi turmën. Pasi i ka dalë kundër totalisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “proamerikani më i madh i Ballkanit”, ka nisur të zbatojë planin e tij më të ri. Duke e nisur nga rimarrja e postit të partisë, Sali Berisha po ecën shkallë-shkallë me planin e tij, duke menduar se do të shkaktojë “zemërata dhe trazira”, meqenëse në 20 Dhjetor, na vjen në Tiranë  presidenti Serbisë  Vuçiç dhe  kryeministri  Maqedonisë Zaev, në kuadër të takimeve trepalëshe të “Open Ballkan”.

Ai që prej 30 vitesh ka patur “dashuri të fshehta” dikur me Serbinë e Milosheviçit, sot na del “antiserbi më i madh i Ballkanit”. Askush, madje as SHBA, nuk e beson më këtë tezë teorike të sajuar. Askush nuk i merr në konsideratë, fjalimet dhe deklarimet e njeriut që sa ishte lufta në ish-Jugosllavi, u akuzua për shitje të karburantit makinerisë së luftës së Milosheviçit, dhe sot hiqet “antiserb” dhe i “qan zemra për kosovarët”. Hipokrizia mbetet tipari i  njerzve të shitur, të shtirur, të zhytur dhe molepsur në afera të dyshimta. Askush sot nuk e beson se “Sali Berisha na qenkësh dikur një proamerikan i thekur, dhe sot  akoma ka mbetur i tillë”, tek e dëgjon se si akuzon, presionin,dhe lëshon akuza dhe denoncime për ambasadoren Kim dhe paraardhësit e saj.

Askush nuk e beson tek deklaron se “kemi humbur sovranitetin e Partisë Demokratike”, pasi aludimet shkojnë në drejtime të tjera, prej nga ka ardhur vendimi  “non-grata”. Mendoj se Sali Berisha, ka hedhur hapa fatalë për të ardhmen e tij në politikë, ashtu siç është duke e dëmtuar me ndërgjegje të plotë imazhin e vendit në opinion publik përtej kufinjve të Shqipërisë. Doktorr, po luan me “zjarrin”, dhe jo me zjarrin e Bashës, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu nuk është fjala se, “do të gjejë hataja sepse po përballesh me të drejtën tënde”.Problemi është më i gjërë se një vendim “non-grata”, është më i rëndësishëm se një hall personal që keni  ju Doktor.

SHBA-ja, ka qenë dhe mbetet partneri ynë historik dhe stradegjik, amerikanët mbeten miqtë më seriozë dhe nuk mund ti bëjë “hasha” vlerat e asaj miqësie, një vendim “non-grata”, që nuk ka asnjë lidhje me  marrëdhëniet tona dypalëshe. Duke u marrë me përgjigjet dhe kundërpërgjigjet e  DASH-it  dhe përfaqësuesit e qeverisë së SHBA-së, lidhur me reagimet e tyre ndaj akuzave për ambasadoren Kim dhe jo vetëm, ju po luani me seriozitetin dhe dinjitetin e institucioneve ligjore të një supershteti, mik i madh i shqiptarëve, nga ku marrin leksione demokracie  gjysma e botës. Po luani me “zjarrin” Doktorr, të cilin e ndeze vetë, ndoshta pa e menduar, ose duke thënë se “unë jam Sali Berisha, mbrapa më vjen historia”. Eshtë nisur Doktorr, është nisur gjithë historia juaj nga përtej Atlantikut, për të ardhur atje ku duhet, natyrisht jo në SHQUP…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur