Pak orë para çeljes zyrtare të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren, Kryeministri Rama shkruan në Twitter se, "një vit më parë me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaci u zotuam se të dyja qeveritë do ta mbështesim bashkarisht Dokufestin! Sonte në Prizren zotimi bëhet fakt".
Në Prizren, në qytetin më të madh jugor të Kosovës, nga dita e sotme deri më 24 gusht do mbahet DokuFest, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër me pjesëmarrje nga 56 shtete.
Sipas organizatorëve, nga numri rekord prej 2.400 filma që kanë aplikuar, festivali për këtë edicion të 13-të ka përzgjedhur të shfaqë 237 filma, në kuadër të gjashtë programeve garuese dhe programeve të tjera speciale. SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasikë./m.m/