Një grup prej 13 personash, mes tyre edhe shqiptarë, është arrestuar në Athinë për vjedhjen e 25 kilometrave kabllo bakri nga një kompani në perëndim të Athinës.

Të arrestuarit janë grekë, shqiptarë, bangladeshas dhe bullgarë.

Ata akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh.

Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap.

Banda u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.