Para një viti bashkë me Hashim Thaçin u zotuam se te dyja qeveritë dyja qeveritë do ta mbështesim bashkërisht Dokufestin shkruan Rama në “Twitter”.
“Sonte në Prizren zotimi bëhet fakt”- thekson kryeministri.
Në Prizren, qytetin më të madh jugor të Kosovës, nga datat 16-24 gusht do të mbahet DokuFest, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër me pjesëmarrje nga 56 shtete.
Sipas organizatorëve, nga numri rekord prej 2.400 filma që kanë aplikuar, festivali për këtë edicion të 13-të ka përzgjedhur të shfaqë 237 filma, në kuadër të gjashtë programeve garuese dhe programeve të tjera speciale.
DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit në një kryeqytet filmi çdo verë.
Nje vit me pare me @HashimThaciPM u zotuam se te dyja qeverite do ta mbeshtesim bashkarisht Dokufestin!Sonte ne Prizren zotimi behet fakt:-)
— Edi Rama (@ediramaal) August 16, 2014
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)