Dokumentari belg zbulon
Shqipërinë e vërtetë të viteve ‘60

Dokumentari belg zbulon<br />Shqipërinë e vërtetë të viteve ‘60
Shqipëria e viteve ’60 zbulohet në një dokumentar të veçantë belg të publikuar në rrjetin social facebook.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rralla të dokumentarit belg që paraqesin gjendjen e vërtetë të Shqipërisë në vitet ’60.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60, të sjella përmes një dokumentari të veçantë belg”, shkruan Rama.

Në këtë dokumentar bëhet fjalë për periudhën kur Shqipëria ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik që e furnizonte me ndihma dhe kishte nisur edhe marrëdhëniet me Kinën komuniste.

Autorët e dokumentarit kanë vënë re se ardhja e specialistëve kinezë në Shqipëri nuk bëhej shumë publike.

“Të rinjtë shqiptarë që ditën e parë të ekzistencës së tyre mësojmë të thonë “Rroftë Partia, rroftë shoku Enver”, shkruhet në skenarin e këtij dokumentari.

Më tej deklarohet se në Shqipëri çdo evolucion politik ka mbetur në vend për më shumë se 20 vjet.

Autorët e dokumentarit kanë vënë re edhe qëndrime diskriminuese ndaj fesë.

Ndërkohë që një kishë e kanë kthyer në restorant në rrugën e Kavajës, këta besimtarë myslimanë vijojë të praktikojnë kultin e tyre.

Një sy i hollë investigativ ka depërtuar në Shqipërinë e atyre viteve.

Në këtë vend të gjendur në bllokadë, ushtria është e fuqishme dhe pranishme kudo që nga përdorimi i buxhetit, shkruhet në skenar.

Në këtë dokumentar pasqyrohen edhe problemet e vendit me luftën e klasave dhe indoktrinimin përmes jetës kulturore.

Popullsia frekuenton teatrot ku në modë janë skeçet komike shkruhet më tej. Përmes këtij dokumentari belg, ata që do ta ndjekin, do të zbulojnë historinë e vendit tonë pa asnjë truk dhe pa syzet ideologjike.

[gallery]23508[/gallery]
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?