Trend në rritje vitet e fundit në Shqipëri është bërë largimi i bluzave të bardha shqiptare për në shtetin gjerman. Shkak për këto lëvizje masive sipas tyre janë bërë kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta dhe papunësia.
Si zgjidhje për këta të fundit është parë largimi për në Gjermani ku të gjitha mungesat e tyre, plotësohen. Për të ndihmuar mjekët dhe infermierët të mësojnë gjuhën, qendra të ndryshme janë hapur në ndihmë të tyre.
Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave gjermane, konkretisht "ARD Mediathek" të cilat kanë vendosur t’i dedikojnë një dokumentar këtij fenomeni në rritje në Shqipëri.
ARD Mediathek ka vizituar një prej qëndrave të përgatitjes “DEKRA Academie sh.p.k”, ku edhe kanë marrë intervista nga drejtorët, infermierët dhe mjekët.
Gjatë vizitës së tij, gazetari ka ndjekur edhe disa orë praktike në qendrën e mjekëve dhe infermierëve. Vizitë, nga e cila pritet edhe të prodhohet një dokumentar kushtuar largimit të tyre drejt një karriere të re punësimi.