Dokumentari i cili u shfaq këtë të dielë rrëfen për jetën e Lady D, emocionet e saj duke na e risjellë edhe më pranë figurën e princeshës rebele.
Rrëfime të Lady D, të miqve të saj, muzikë emocionuese, momente të papublikuara më parë, detaje me të vërtetë rrënqethëse.
Dokumentari 90 minutësh i transmetuar nga Channel 4 përmban fakte historike të cilat shtojnë edhe më shumë pikëpyetje për figurën dhe fatin e Lady D.
Më poshtë ju prezantojmë me disa nga pikat kyçe të këtij dokumentari i cili po shkakton kaq shumë zhurmë në media:
Diana u takua me Prince Charles vetëm 13 herë përpara se të martoheshin
Lady D i kërkoi ndihmë Mbretëreshës por nuk gjeti mbështetje
Diana pësoi traumë gjatë një emisioni pas martese, kur u pyet nëse e dashuronte princin
Në 1985 Princesha kishte rënë në dashuri me dikë tjetër i cili besohet se është truproja Barry Mannakee. Ajo u shkatërrua kur ai vdiq gjatë një aksidenti me motor vetëm tri javë pasi u detyrua të largohej nga pallati mbretëror. Madje në dokumentar dëgjohet se Lady Diana rrëfen se ai ishte dashuria e jetës së tij
Pjesët më pikante të regjistrimeve kanë lidhje me familjen mbretërore. Diana kujton se ishte zënë shpesh me të shoqin, pasi Camilla qëndronte gjithmonë pranë tij, e shton se Charles i ishte përgjigjur se nuk mund të ishte ai, i vetmi Princ i Uellsit pa një dashnore.Për Camillën tregon se e terrorizonte dhe se gjatë një feste ishte përballur me të, duke i thënë se ishte në dijeni të historisë së tyre dhe do ia kthente lidhjen në një ferr.
Ky dokumentar i cili menjëherë rrëmbeu me miliona shikues u transmetua vetëm pak ditë para 20 vjetorit të vdekjes së princeshë Dianës, aq pak e dëshiruar nga familja mbretërore , por që edhe pas vdekjes duket se nuk e lë shumë të qetë.
Imazhe të tilla sërish shkaktojnë zhurmë,xhirimet e realizuara nga Peter Settelen, aktori që trajnonte Dianën për fjalimet në publik, ishin përvetësuar nga shërbyesi Paul Burrell pas vdekjes së saj dhe nuk ishin shfaqur kurrë, për shkak të deklaratave të Princeshës së Uellsit.
[gallery]23407[/gallery]
