Howard Lutnick, sekretari aktual i Tregtisë i SHBA-së dhe ish-drejtori ekzekutiv i firmës financiare Cantor Fitzgerald, ishte fqinj i hershëm i Jeffrey Epstein. Lutnick jetonte ngjitur me Epstein në lagjen Upper East Side të Manhattanit.
Lutnick dikur kur foli për Epsteinin, tha se ky i fundit i tregoi atij dhe gruas së tij një ‘dhomë masazhi’ në shtëpinë e Epsteinit në vitin 2005.
Sipas Lutnick kjo gjë e neveriti çiftin, duke thënë se ata vendosën se “nuk do të ishin kurrë më në dhomë me atë person të neveritshëm”.
Por një email i zbuluar në dokumentat që u publikuan në dosjen për Epstein tregon se Lutnick i dërgoi një email asistentit të hershëm të Epstein në nëntor 2015, duke e ftuar Epstein në një mbledhje fondesh të demokratëve për Hillary Clinton, të organizuar nga Lutnick. Nuk është e qartë nëse Epstein mori pjesë.
CNN pretendon se kontaktoi Departamentin Amerikan të Tregtisë për koment, por nuk mori një përgjigje të menjëhershme.
Lajmi kryesor:
Dosja Epstein, sekretet e para: Sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse! Publikohen 3 milionë faqe të reja!







