Dokumentat,kujt nuk i miratohet
kërkesa për kompensimin e energjisë

Dokumentat,kujt nuk i miratohet<br />kërkesa për kompensimin e energjisë
Pavarsisht se afati për të përfituar të gjithë muajt e kompensimit të energjisë elektrike ka kaluar, numri i personave që aplikojnë për këtë përfitim vazhdon të jetë i lartë. Në të gjitha zyrat rajonale të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore janë të shumtë pensionistët, të papunët dhe invalidët të cilët paraqesin kërkesat. Nga të gjitha kategoritë janë më shumë se 10 mijë kerkesa që po shqyrtohen nga inspektorët e sigurimeve shoqërore, kërkesa që janë bërë që në fillim të muajit qershor. Rreth 6 mijë prej tyre janë miratuar dhe pritet tu lidhet kompensimi. Por janë edhe 4 mijë këkresa të cilat janë me prombleme.

Shkak për mosdhënien e kompensimit janë promblemet me dokumentat, ku një pjesë nuk i dorëzojnë të gjitha apo në formatin orgjinal, ashtu siç i këtkon ligji. Gjithashtu një pjesë e kërkuesve (kryesisht pensionistëve), nuk u është miratuar kompensimi për shkak se kanë fëmijë në punë. Arsyeja e tretë që komensimi nuk është lidhur për një pjesë të individëve është se kur plotësojnë formularin e  deklarimit nuk i përcaktojnë të gjitha të dhënat e sakta, që më vonë bëhet shkak për mosmiratimin e kompensimit. Një pjesë e pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë nuk u është dhënë kompensimi dhe për shkak se nuk është miratuar fondi nga Ministria e Financave.
 
Kompensimi
Prej muajit shkurt qeveria ka miratuar vendimin për kompensimin e shtresave në nevojë, për shkak të ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike. Masa e këtij kompensimi është 648 lekë dhe për ata që i dorëzuan dokumentat deri në 25 qershor i përfituan të gjithë muajt, duke filluar nga 1 shkurti, për energjinë që kanë harxhuar që nga 1 janari 2015. Por ata që nuk i dorëzuan kërkesat në kohë mund të kërkojnë ta marrin, me kushtin që kompensimi do të jepet nga dita kur do të dorëzojnë dokumentat. Për të marrë 648 lekë çdo individ duhet të dorëzojë disa dokumenta. “Së bashku me deklaratën për të dhënat dhe të ardhurat kryefamiljari pensionist apo invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit, certifikatën familjare për invalidët dhe fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara“, - përcakton vendimi i qeverisë për mbrojtjen e shtresave në nevojë i miratuar në muajin shkurt.
 

Financat/ Rreth 85 mijë persona e marrin kompensimin
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave janë rreth 85 mijë pensionistë, invalid apo nga shtresat e tjera në nevojë të cilët marrin kompensimin prej 648 lekësh. Sipas Ministrisë së Financave janë edhe rreth 6 mijë kërkesa të tjera në proces shqyrtimi për të marrë kompensimin. Nga ana tjetër Instituti i sigurimeve Shoqërore thotë se në rast se fëmija i një pensionisti fillon punë, atëherë kompensimi do të ndëpritet në zbatim dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave. Ky kompensim jepet i ndarë nga pensioni që përfitojnë të moshuarit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve